Berisha: Mercenarët skapistë duan t’ia veshin Berishës në vitin 2013, firmën që Edi Rama kishte hedhur në vitin 2008

Berisha: Mercenarët skapistë duan t’ia veshin Berishës në vitin 2013, firmën që Edi Rama kishte hedhur në vitin 2008

14:01, 16/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD në bashkëbisedimin e tij me gazetarët është shprehur se  dokumentin e firmosur për ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim me intensitet të lartë e ka bërë vetë Edi Rama.

Mw tej Berisha theksoi se hetuesit e SPAK nuk guxojnë për shkak të metamorfozës që kanë pësuar, t’i bëjnë një pyetje të vetme Edi Ramës. Të marrin në ndjekje penale Edi Ramën për vendimet e tij në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Fjala:

Më tej, mercenarët skapistë shkruajnë se zoti Bektashi në kontratat me familjet pronare në vitet 2007 dhe 2008, mori përsipër ndryshimin e destinacionit të gjithë zonës së madhe dhe se këtë e realizoi Berisha, dëgjojeni mirë, në vitin 2013! Pra, Berisha e realizoi 6 vjet më vonë!

Njerëz, të cilëve lidhjet me krimin u kanë zhdukur çdo grimcë dinjiteti njerëzor, mund të shkruajnë një gjë të tillë.

Sepse këta kanë pasur në dosje dhe e kanë cituar vendimin e dhjetorit të vitit 2006, i cili nuk lejonte në mënyrë kategorike ndërhyrjen e qeverisë në asnjë nga projektet e qeverive vendore.

Gjykata, për hir të së vërtetës, në përputhje me Kushtetutën, vendoste se kjo çështje i përket vetëm gjykatave dhe jo ekzekutivit.

Ja këtu tek kemi dokumentin e firmosur nga Edi Rama në vitin 2008, për zonën e madhe, ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim me intensitet të lartë.

Ja ku i keni firmat e 12 drejtorëve të Edi Ramës në vitin 2008, për ndryshimin e destinacionit të kësaj zone. Miratimin e studimit të studios zvicerane UrbaPlan. Ja ku keni edhe hartën, e cila ka firmën jo të Sali Berishës, por të Edi Ramës.

Image

Pra, po të hapim aty keni zonën U12, e cila është zona që i ndryshohet destinacioni, zona e madhe.

Kështu që, në mënyrë që Altin Dumani, autori i pyetjes 1 milionëshe, që amniston vrasjet, i denoncuari Ymer Lala nga dëshmitari i drejtësisë, Altin Dumani nuk guxon...

Këta monstra të fëmijëve tanë, që kanë shndërruar Skapin, që kanë ndezur në Skap një luftë të egër çnjerëzore ndaj njëri-tjetrit, që kalojnë nga institicioni në institucion si hiena, me dokumente zyrtare të palejueshmne, me regjistrime telefonash, etj, për t’i mobilizuar në favor të vendimeve apo qëndrimeve të tyre, këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë moral, ndaj dhe zbatojnë verbërisht porositë e Edi Ramës.

Por jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të diplomatëve të korruptuar, McGonigalë me fustan dhe pantallona, të cilët shqiptarët tashmë i njohin mirë.

Ata nuk guxojnë për shkak të metamorfozës që kanë pësuar, t’i bëjnë një pyetje të vetme Edi Ramës. Të marrin në ndjekje penale Edi Ramën për vendimet e tij në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Por mendojnë se mund t’i shesin si të vërteta mashtrimet e tyre në piramidën e turpit që kanë paraqitur kundër Sali Berishës.

Të dashur miq, unë paraqita para jush sot këtë aspekt që është njëri nga më flagrantët.

Por natyrisht me ju dhe poara jush do të shemb të gjithë piramidën e mashtrimit dhe të nxjerr siç është fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe mercenarëve të tij të drejtësisë së re, të drejtësisë së Xhorxh Sorosit në Skapin e partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco