Peka: Sulmi i dytë ndaj Trump ngre dyshime se një dorë e errët kërkon eliminimin fizik të kandidatit republikan për president

13:23, 16/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar mbi sulmin e dytë ndaj kandidatit për president në SHBA, Donald Trump ishte Shef i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë PD, Avenir Peka.

Peka është shprehur se asnjë person nuk e dinte se Trump do të shkonte të luante golf dhe rrjedhja e këtij informacioni ngre dyshime shumë të mëdha se ka një dorë tjetër për eliminim fizik të kandidatit republikan.

"Shefja e shërbimit sekret  detyrua të jepte dorëheqjen dhe ekipi i mbrojtjes u largua pasi ishte jo profesional. Dhe rast konkret në sulmin e dytë ngrihen pikëpyetje rreth perimetrit të sigurisë ish presidentit. Ky hetim do të bashkohet dhe me atë të parin, vetëm para pak ditësh një senator demokrat u shpreh se të dhenta që janë në dosje janë të frikshme duke paralajmëruar publikun amerikan.

Ne mund ti referohemi deklaratave që japin zyrtarët amerikan dhe ekspertët dhe sigurish që ka pikëpyetje të mëdha dhe ka një dorë që nuk do të lejojë Trump të rizgjidhet. Dhuna në politikë është ekzistente pas ika disa president dhe kandidat janë vrarë por si në dy atentate e bëra ndaj Trump nuk ka arrit të dalë në konkluzion se cilat janë motivet e sulmeve.

Në rastin e djeshëm aktiviteti i Trump për të luajtur golf nuk ishte publik dhe pyetja është se ku e mori vesh atentatori për aktivitetin e Trump."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco