Paloka: Rama ka 3 muaj që del përditë në ekrane më të njëjtat rroba

Paloka: Rama ka 3 muaj që del përditë në ekrane më të njëjtat rroba

13:12, 16/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka ironizuar me deklaratat e një rilindëse të re, të bëra në media, se Edi Rama ka lënë pas dore veten e tij.

Sipas Palokës, Rama e ka lënë pas dore veten, sepse përditë del me të njëjtat rroba.

Deputeti demokrat, ka treguar edhe një episod nga vitet e rinisë së kryeministrit.

Reagimi i Edi Palokës:

Kur kanë të drejtë, kanë të drejtë.

E ka lënë veten pas dore!

Ka tre muaj që më del përditë në tv më të njëjtat rroba; nga stadiumi, tek asambleja e PS; nga Thethi në Evrope…

Po lahu e ndrrohu të paktën ooo… se thonjtë e dijmë që e ke siklet ti presësh.

P.S

Në fakt kjo është të pretendosh shumë nga Rama. E kam treguar dhe here tjetër se nuk më hiqet nga mendja si rast. Kur ne gazetarët rrinim tek ai që quhej ‘klubi i Fidelit’, një ditë me shi hyn ky në lokal me një pallto të madhe të zezë.

Sa hyri, lokali kutërboi nga era e keqe. Siç duket dikush nga ata që takoi ja vuri në dukje ose e pyeti për këtë sepse ky ngriti zërin që ta dëgjonin dhe të tjerët: ‘kam gjashte muaj pa u lare’- tha me mburrje se ne atë kohe bënte gjoja si hipi.

E vërteta është që ujin e ka patur dhe e ka inat…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco