‘Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 s’janë pronë e Shqipërisë’, Çupi: Miliona euro për propagandë

‘Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 s’janë pronë e Shqipërisë’, Çupi: Miliona euro për propagandë

12:59, 16/09/2024
A+ Aa A-

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Me shumicë votash u vendos që ASIG, institucioni përgjegjës për informacionin gjeo-hapësinor, do të kalojë në varësi të Kryeministrit.

Gjatë diskutimeve në komision, përfaqësuesit e institucionit të ASIG thanë se satelitët janë në përdorim vetëm nga Shqipëria dhe përdoren sa herë ne e shohim të arsyeshme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me ngjarjet kriminale, ku Policia gjen makina të djegura, por jo autorët, përfaqësuesit e institucionit tha se për monitorimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, përdoren edhe dronë.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se kontrolli gjeohapësinor kalon nga sot në dorë vetëm të Kryeministrit. Çupi tha se nuk u dha asnjë garanci për kontrolin e territorit, lidhur me ndërtimet pa leje, parcelat e drogës dhe lëvizjet e bandave që gjithmone gjenden vetem makinat e djegura.

“Nuk na u dha asnjë garanci mbi administrimin e të dhënave, rrezikun e privatësisë dhe saktesisë së të dhenave.

Pronësia e të dhënave dhe licensimin e subjekteve mbi përdorimin e këtyre të dhenave.

Kuptuam që satelitet Albania 1 dhe Albania 2 nuk janë në pronësinë e Shqipërisë por në përdorim për 3 vite. Miliona euro që shkojnë kot për proagandat qeveritare”, tha Çupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco