Zhupa: Ministria e Arsimit gënjeu kuvendin për tarifat e studimit në mjekësi, 3 fishoi kostot

Zhupa: Ministria e Arsimit gënjeu kuvendin për tarifat e studimit në mjekësi, 3 fishoi kostot

12:45, 16/09/2024
A+ Aa A-

Në degjesën për ligjin e studentëve të mjekësisë i shoqërua me përplasje mes kryetares së komisionit Ina Zhupa dhe përfaqësuesve të ministrisë së arsimit.

Zhupa ju solli faktet nga relacioni dhe shkresat nga Universiteti i Mjekësisë dhe përfaqësuesit e ministrisë nuk arritën dot të jepni shpjegime.

Zhupa: Ju keni përhapur panik te studentët e mjekësisë dhe te familjet e tyre dhe keni gënjyer në relacionin e sjell për ligjin deputetët e kuvendit. Ju keni shkruajtur se tarifa që duhet paguhenin studentët që nuk firmosnin llogaritej rreth 678.000 lek të reja. Ndërkohë që ka shkresa të Universitetit të Mjekësisë që në 2019 që i shkruanin Qëndresën Qytetare se kosto llogaritej rreth 236.000 lek të reja. Më pas kjo shifër u konfirmua nga vendimi i bordit të administrimit të Universitetit të Mjekësisë me datë 10 Tetor 2024 që u caktua kosto me 240.000 lek të reja. Shumë që nuk ndryshonte shumë nga ajo e vitit 2019, por që nuk kishte asnjë lidhje me atë që sollën ju në 2023. Ju keni trefishuar kostot e studimeve dhe keni gënjyer që ligji juaj të dukej më i pranueshëm se po harxhonim shumë për ata studentë.

Zv.Ministrja Kapaj: Nuk kam përgjigje, ja kaloj Z.Tola sekretari i përgjithshëm

Tola: Ne miratuam një metodologji pastaj erdhi vendimi i bordit për koston që thoni ju. 

Zhupa: Ju po thoni që kur keni sjell ligjin ja keni futur kot shifrave se skeni as pasur as metodologji dhe keni sjell gjera të pavërteta për deputetët.

Tola: Jo, e kemi marr nga Universiteti i Mjekësisë.

Zhupa: Na sill shkresën ku e ka thënë Universiteti i Mjekësisë në 2023 që qënka rreth 7 milion lek të vjetra. Po gënjen, se janë dy shkresa publike të Universitetit Mjekësisë, më 2019 dhe 2024 që kanë shifra thuajse të njëjta, me ndryshimin 40 mijë lek të vjetra. Kurse ajo që keni sjell ju ështe trefish më e shtrenjtë nga realiteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco