Mashtrimi i Ramës/ Pensionistët nuk do marrin më shumë se 716 lekë në muaj. A mjafton?

Mashtrimi i Ramës/ Pensionistët nuk do marrin më shumë se 716 lekë në muaj. A mjafton?

12:40, 16/09/2024
A+ Aa A-

Tallja që Edi Rama po u bën pensionistëve nuk ka të sosur. Duke i llogaritur thjeshtë si numra dhe jo njerëz që kanë nevojë për më shumë para për të mbajtur vehten, për t’u ushqyer, për ilaçe e kujdes social, qeveria vuri tam-tamep e propagandës së po rrit pensionet, rritje që do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024.

Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të projekt VKM “Për indeksimin e pensioneve”, pensionet do indeksohen 4.1% nga tetori, dhe përfitues janë 791 mijë pensionistë me një efekt në buxhet prej 1.7 miliardë lekë deri në fund të vitit.

Sa është rritja reale e pensionit?

Indeksimi dhe vlera financiare e vënë në dispozicion deri në mbyllje të vitit flasin qartë për një shifër minimale rritjeje. Me një llogaritje të mesatares aritmetike i bie që rritja të jetë 2150 lekë të reja në total për muajt Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, ose 716 lekë / muaj për çdo pension-marrës. Por kjo është një mesatare, pasi ata që kanë pension më të madh marrin diçka më shumë, apo e kundërta për ata që kanë një pension më të vogël rritja është qesharake. Po të llogaritësh edhe inflacionin e kupton që nuk ka rritje, por tallje me qëllime elektorale, duke qenë se jemi në prag të vitit zgjedhor.

A mjafton kjo rritje me çmimet që janë në treg?

Skema e pensioneve që në vitin 1991 vijon të jetë problematike dhe për këtë çdo dhjetë vjet është hartuar një skemë e re. Edhe këtë vit qeveria në bashkëpunim me FMN dhe Bankën Botërore po hartojnë një strukturë tjetër pensionesh, që gjithsesi mund të sjellë një frymëmarrje, por mbeten pensione të ulëta krahasuar me vendet e tjera.

Vetëm qeveria Rama ka bërë “refomë pensionesh” dy herë. E para nisi me propagandë e Erion Veliaj që me ardhjen e PS në pushtet në vitin 2013, refomë që nuk solli asgjë për pensionistët dhe për më tepër dështoi në mënyrë spektakolare për sa kohë po kjo qeveri, po ky kryeministër po flet për një refomë të re, të dytë.

Pasi përzuri gjithë fuqinë punëtore nga vendi dhe e ktheu Shqipërinë në një azil gjigant, Edi Rama e ka kthyer vendin në një “ferr” për moshën e tretë dhe pensionistët në përgjithësi.

Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese ka sjellë ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Ministria e Financave ka përllogaritur që shpenzimet totale të Sigurimeve Shoqërore për këtë vit do të jenë në nivelin e 169,8 miliardë lekëve nga 159,9 miliardë vitin e shkuar.

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë që sot kërcënon më shumë se kurrë skemën e pensioneve.

Indeksimi i pënsioneve nuk është rritje, paçka se propaganda e rilindje e shet si të tillë. Shpopullimi po e çon vendin në një kolaps të skemës së pensioneve për shkak se deri tani skemat e pensioneve nuk shihen në funksion të përmirësimit të situatës në plan afatgjatë, por bëhen thjeshtë në rrafshin politik, duke i llogaritur pensionistët, të cilët gati përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë rezidente, si vota dhe jo si njerëz.

Kështu që propaganda se po rriten pensionet është premtin bosh, pasi mesatarisht një pensionist nuk do të marrë më shumë se 7-mijë lek të vjetra në muaj më shumë, rritje që nuk sjell asgjë në përballimin e shpenzime të rritura mujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco