Statusi i minatorit/ Jorida Tabaku: Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe! Bëjnë ndër punët më të rënda, me sigurinë më të ulët për jetën

Statusi i minatorit/ Jorida Tabaku: Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe! Bëjnë ndër punët më të rënda, me sigurinë më të ulët për jetën

12:04, 16/09/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është takuar me minatorët, të cilët kanë protestuar para Parlamentit duke kërkuar miratimin e statusit.

 Tabaku shprehet se ata bëjnë një nga punët më të vështira dhe të rënda, me sigurinë më të ulët të jetës.

“Duke qenë se i pashë në protestë tek Parlamenti, ndalova për të biseduar se kush janë problemet. Ata kërkojnë statusin e minatorit për pothuajse 3500 minatorë që janë në një ndër punët më të vështira, më të rënda, me sigurinë më të ulët të jetës, e cila siguron të ardhura të ulta për familjen. Por çfarë ndodh kur del në pension, përveç faktit që është me një rrezik të lartë”, u shpreh në një video të publikuar në FB.

Ndërsa krahas videos shkruan: “Një qeveri që keqshpenzon taksat më shumë se çdo qeveri tjetër. Mirëpo s’ka pasur vend në buxhet për rreth 3200 minatorë dhe tu ofrojë statusin e minatorit! Kjo duhet ndryshojë! Ndaj sot e nisa ditën me minatorët për një propozim tjetër ligjor! Puna duhet respektuar! Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco