Britania konfirmon planin/ 'Spiegel': Perëndimi po mbyll sytë para narko- shtetit të Ramës prej refugjatëve

Britania konfirmon planin/ 'Spiegel': Perëndimi po mbyll sytë para narko- shtetit të Ramës prej refugjatëve

11:22, 16/09/2024
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme britanike, Yvette Cooper konfirmoi sot për mediat e vendit të saj se po shqyrtojnë mundësinë për të aplikuar të njejtën skemë si Italia me Shqipërinë për refugjatët.

Ajo tha se plani i tyre megjithatë është më i ndryshëm dhe fillimisht do të shohin se si funksionon skema italiane me Shqipërinë.

Para pak ditësh, revista e madhe gjermane Spiegel shkruante se Perëndimi ka mbyllur sytë përpara korrupsionit dhe narko- shtetit të Edi Ramës për shkak se ai po i ndihmon ata për të mbajtur larg refugjatët.

“Rama shihet nga Perëndimi si një stabilizues në Ballkan. Në veçanti, modeli që ai negocioi me Melonin, po tërheq gjithashtu interes përtej Italisë: plani për të ekzaminuar refugjatët dhe emigrantët e kapur në ujërat italiane të Mesdheut në tokën shqiptare në lidhje me të drejtën e tyre për azil,” shkruan revista.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco