VIDEO/ Elezi: Vuçiç po zbaton tezat e Rusisë për destabilizimin e rajonit të Ballaknit

11:13, 16/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv për të diskutuar mbi sulmut dhe kërcënimet që Vuçiç ka shfaqur kohët e fundit nga Kosovës ishte eksperti sigurisë, Bedri Elezi.

Elezi është shprehur se sulmi ushtarak ndaj Kosovës është i parealizueshme pasi ai do të përballet me NATO-n dhe perëndimin dhe po tenton që të destabilizoj nëpërmjet grupeve terroriste si ai i Banjskës.

"Deklarata e presidentit të Serbisë janë shumë shqetësuese dhe janë paralajmërime serioze sigurie. Serbia po tenton të zbatojë kërkesat e Rusisë që të destabilizohet Ballkani dhe kërkesat e Vuçiç të cilat dhe ai e di që janë të parealizueshme i bën që të thotë që unë nuk kam asnjë rrugë tjetër me Kosovën.

Sulmi ushtarak ndaj Kosovës është i parealizueshëm pasi ai do të përballet me NATO-n dhe perëndimin dhe po tento nqë të destabilizoj nëpërmjet grupeve terroriste si ai i Banjskës.

Kërkesat që ai ka bërë janë për të justifikuar veprimet e dhunshme dhe gjoja që situata është jashtë kontrollit. Ne jemi të vetëdijshmë që Serbia nuk ka kapacitete për tu përballur me NATO-n por do të tentojë të fusë grupe terroriste për të sulmuar forcat e sigurisë së Kosovës."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco