VIDEO/ Dhuli: Pritej votimi kundër GJK nga PS, Rama bashkëautor në vjedhje me Xhaçkën

10:55, 16/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të komentuar vendimin e PS për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës ishte avokati, Skerdjan Dhuli.

Dhuli është shprehur se Rama është bashkautor në vjedhje dhe ënse do të duhej të hiqej mandati i Xhaçkës atëherë do të duhej që edhe Rama të dorëzonte mandatin pasi është ai që e ka firmosur vendimin.

"Rama është bashkautor në vjedhje me Xhaçkën. Isha i sigurt që do të ndodhte ashtu dhe përpara se të përfundonte numërimi dhe pritshmëria ishte drejtë bllokimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Pse kjo lloj arrogance dhe mekanizmi në këtë lloj forme për të përdhosur institucionet kur ai i ka numrat në GJK dhe ta rrëzonte atje çështjen e Olta Xhaçkës.

Mandati i Xhaçkës nëse hiqej do të duhej të kishte dhe një masë të tillë për Ramën pasi është ai që e ka firmosur statusin e investitores strategjike. Nëse nuk hiqet mandati i Xhaçkës dhe nuk dorëzohet përpara drejtësisë përse qëndron në burg Jorgo Goro.

Xhaçka do të jetë dhe pak muaj deputete pasi Rama e hoqi nga kryesia dhe së shpejti ajo nuk do të jetë më pjesë e PS."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco