Mandati i Xhaçkës/ Lika: Shteti nuk është i gatshëm ta lëshojë atë, secili po ecën sipas oreksit të qeverisë

10:55, 16/09/2024
A+ Aa A-

Në Shqipëri, Delegacioni i BE-së e konsideroi "një hap jo në drejtimin e duhur", vendimin e parlamentit i cili pengoi dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të çështjes së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Ambasada amerikane po ashtu ndau të njejtin shqetësim pak më vonë. Ndryshe nga dy herët e tjera, socialistët zgjodhën në masë abstenimin, për të arritur të njejtin rezultat: mosdërgimin në gjykatën kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes dhe ish ministres Olta Xhaçka.

Meri Lika, Audituese Ligjore nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se shteti nuk është i gatshmë të lëshojë Olta Xhaçkën, dhe është mjaft i habitshëm fakti që Goron e dënojnë për shpërdorim detyre, spese ka dhënë këtë pronë dhe nga ana tjetër Xhaçka dhe burri i saj që kanë përfituar këtë pronë nuk kanë asnjë dëm.

‘Është shumë i rëndë fakti që nuk po zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kështu që secili është sipas oreksve të qeverisë dhe asnjë nuk është sipas legjislacionit”- u shpreh Lika.

Deklarata e saj:

"E ka thënë vetë ‘Gjykata Kushtetuese’ në Korrik kur shpalli mendimin e saj për mandatin e Xhaçkës që ky vendim domethënë nëse nuk zbatohet cënon themelet e shtetit demokratik.

Me sa kam vënë re unë deri më tani, vendimet që merr Parlamenti për heqjen e mandatit të deputeve nuk ka më as një standart, as dy standarte.

Tani është për çdo deputet ku ndryshe e kishte Saimir Tahiri, ndryshe për Arben Ahmetaj e ndryshe Olta Xhaçka.

Kështu që secili është sipas oreksve të qeverisë dhe asnjë nuk është sipas legjislacionit.

Vendimet e ‘Gjykatës Kushtetuese’ është shumë e rëndë që nuk zbatohen dhe po e lidh edhe pak me profesionin tim ku akoma nuk është zbatuar vendimi për profesionet e lira dhe janë akoma ta ngarkuara në sistem vendimet që kanë për bizneset dhe nuk i heqin derisa të na thotë ‘Gjykata Kushtetuese’ ku kjo e fundit e hoqi si vendim.

Shteti nuk është i gatshëm të kthejë lek, shteti nuk është i gatshmë të lëshojë Olta Xhaçkën dhe mua më habit fakti që ndërkohë që Goron e dënojnë për shpërdorim detyre, spese ka dhënë këtë pronë, Xhaçka dhe burri i saj që kanë përfituar këtë pronë nuk kanë asnjë dëm e mbi të gjitha vazhdojnë të jenë të qetë".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco