PS tallet me SHBA dhe BE: Nuk kemi shkelur vendimet e Kushtetueses

PS tallet me SHBA dhe BE: Nuk kemi shkelur vendimet e Kushtetueses

10:53, 16/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha para gazetarëve se ka pasur një paqartësi lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. Reagimi i tij vjen pas qëndrimit të SHBA dhe BE, se mazhoranca bëri hapa pas me votimin në Kuvend.

Peleshi tha se në asnjë moment nuk është shkelur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi çështja është trajtuar sipas tij menjëherë në Kuvend.

“E vlerësoj si vendimin e duhur e më të mençur të mundshëm për ta çuar në komisionin e Venecias për të kërkuar një vlerësim. Ky konsultim do të na vlejë jo vetëm për rastin në fjalë, por për të gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kalojnë përmes votimit në seancë.

Ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kemi trajtuar menjëherë në Këshillin e Legjislacionit dhe pa hezituar ashtu si e kërkonte ky vendim e kaluam në seancë. Vendimi thotë që Kuvendi duhet të sjellë mocionin, Kuvendi është bashkësi deputetësh dhe këtë e çon përmes votimit në seancë.

Në këtë rast nuk kishte një vendim politik, nuk ishte një vendim grupi. Ne votojmë në grup, kjo është disiplina normale e çdo grupi parlamentar”, tha Peleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco