Manastirliu shpërfill Komisionin/ Ina Zhupa: Nuk e duam fare, por...

Manastirliu shpërfill Komisionin/ Ina Zhupa: Nuk e duam fare, por...

10:09, 16/09/2024
A+ Aa A-

Sot është mbledhur Komisioni për Edukimin ku ka patur replika dhe debate mes anëtarëve të Komisionit për shkak të mungesës së ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu.

Kryetarja e Komisionit Ina Zhupa u shpreh se Manastriliu e ka detyrim të shkojë në seancë, ndërkohë që nga ana tjetër Evis Kushi tha se nuk ishte e domosdoshme që ministrja të ishte prezente në mbledhje sot, duke bërë dhe ironi, ndaj të cilës ka patur edhe përgjigje.

Debatet në Komision:

Zhupa: Manastirliu e ka detyrim të vijë në seancë

Kushi: Kemi kaq shumë seanca ku ministrja do jetë e pranishme.

Unë isha se ligji ishte propozim i Ministrisë. Ndërkohë që nuk jemi në të njëjtat kushte.

Mungesa e ministres nuk përbën problem. E di që e duam të gjithë ta kemi në komision, por do të jetë këtu në vijim. Ka qenë e gatshme për të qenë në Komision.

Zhupa: Ministrja nuk është. Nuk e duam fare por na duhet për shkak të një projektligji.U munduat ta shfajësonit. Ka faj se me të njëjtat tema keni ardhur ju.  I kushton më shumë rëndësi drejtueses së Tiranës se Ministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco