VIDEO/ 'Pasardhësja' i gjen një të metë Ramës: 'Mbinjeriu' e ka lënë veten shumë pas dore, bën më shumë për...

VIDEO/ 'Pasardhësja' i gjen një të metë Ramës: 'Mbinjeriu' e ka lënë veten shumë pas dore, bën më shumë për...

09:57, 16/09/2024
A+ Aa A-

Morali, sipas filozofit më tonik në historinë perëndimore, Friedrich Nietzsche, nuk është mirësia, butësia, dhembshuria e solidariteti, emocione këto të panevojshme në reflektimin moral të këtij filozofi, por fuqia dhe vullneti për fuqi.

Qëllimi përfundimtar i shoqërisë nuk është të përmirësohen “të gjithë njerëzit”, por të zhvillohen dhe kultivohen individët e jashtëzakonshëm. Njerëzimi nuk është qëllimi; qëllimi është Mbinjeriu. E ky njeri sipas Ilva Gjuzit është Edi Rama vetë mishërimi tezave të filozofit gjerman, Nietzsches.

Kujtojmë se Rama në asamblenë e PS shpalosi vizionin për Shqipërinë e së ardhmes, vizion i cili kishte munguar në tre mandate dhe do të duhej një i katërt që të realizohej.

Po përtej retorikës boshe, pasi qeveria e tij si në mandatin e parë po ashtu edhe në vazhdim gjithmonë ka funksionuar si alibaba me 40 hajdutët, na prezantoi dhe prurjet e reja në PS.

Një nga ato prurje ishte, Ilva Gjuzi, ku teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu në Euroneës.al, tha se Edi Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë” – tha Gjuzi.

Nuk dihet akoma nëse kjo është prurje e re e cila do të shpalosë vizionin e saj perëndimor ku dhe është shkolluar dhe punësuar apo do të sjellë një lëpirje të re, stil perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco