KAFE SHQETO/ Alimehmeti: PS uli me 50 përqind buxhetin e shëndetësisë

09:56, 16/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte mjeku Ilir Alimehmeti. Ai ka komentuar gjendjen e Covid-19 në Shqipëri, por edhe gjendjen e sistemit shëndetësor në përgjithësi.

Ilir Alimehmeti: Duhet të kuptojmë se nëse mjekësia protektive instalohet në Shqipëri, nuk e çrrënjos dot për nja dy breza të paktën. Kështu që, duhet të jemi shumë konkretë të gjithë bashkë. Kjo është një tavolinë gjithëpërfshirëse, që duhet krijuar, ku përfshihet patjetër edhe komuniteti, në mënyrë që ne të diktojmë disa bazë se si arrijmë ta bëjmë këtë. Dhe në radhë të parë duke vënë gishtin aty ku qe problemi që në fillim. Besimi u prish në momentin që u tha se shëndetësia është falas. Këtu u prish besimi. Kur njerëzit vijnë dhe mendojnë që këtu tani spitali i ka të gjitha dhe është falas. Sepse e ke gënjyer. Kush e gënjeu? E gënjeu poltika, nuk e gënjeu mjeku. Ne e dimë që kudo në botë, mjekësia kushton, mjekësia nuk është falas.

Nga krahu tjetër, të them dy shifra, nëse diçka është e rëndësishme për ty, ti do investojë, do hidhja para, apo jo? Në vitin 2010, shpenzimi publik shëndetësor ka qenë 6 përqind e GDP ne Shqipëri. Rama kur erdhi, e quajti risi dhe premtoi 5 përqind. Ne e kishim 6. E premtoi 5. E quajti si arritje ta ulësh. E di sa është për 2024, 2.78 për qind. Pra nga 6, jemi në 2.78 për qind. Jemi në më pak se gjysma e para një dekade e gjysmë përpara.

Dhe tashti me këto para që janë më pak në total që futen edhe elementët e koncesioneve me radhë që te këto para kafshojnë ju garantoj se edhe ju, po t'ju vënë ministër për të menaxhuar këto fonde, nuk do ia dilni dot të bëni ato shërbime që janë esenciale për popullatën. Sepse nuk ka. Dhe më pas fusim edhe keqmenaxhimin, abuzimin dhe me radhë. Por këtu duket, sepse buxheti është vullnet politik. Pra kur ngre një buxhet, ti kaq dëshiron të investosh. Dhe atë mungesë investimi që bën ndër vite, do të dalë dikur një grup armiqësor apo jo...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco