'Atentat tjetër ndaj ish-presidentit Trump', Berisha: Armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

'Atentat tjetër ndaj ish-presidentit Trump', Berisha: Armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

09:12, 16/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar me një shënim në faqen e tij në facebook atentatin e dytë ndaj ish Presidentit Donald Trump.

“Armiq të lirisë që mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA kryen në një hark kohor dy mujor një atentat tjetër tentativë vrasjeje ndaj kandidatit për President të Partisë Republikane, ish-presidentit Donald Trump në fushën e tij të golfit në Palm Beach”, shkruan lideri I opozitës shqiptare në postimin e tij.

Mesazhi i plotë:

Atentat tjetër ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Miq, mbrëmë një ngjarje e rëndë tronditi SHBA dhe mbarë botën. Armiq të lirisë që mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA kryen në një hark kohor dy mujor një atentat tjetër tentativë vrasjeje ndaj kandidatit për President të Partisë Republikane, ish-presidentit Donald Trump në fushën e tij të golfit në Palm Beach. Atentatori Ryan Wesley Routh u pikas nga shërbimi i fshehtë i i presidentit që qëlloi drejt tij në momentin kur ngriti armën dhe po merrte shenjë ish-presidentin për të qëlluar atë. Presidenti Trump fill pas atentatit që sipas autoriteteve zyrtare synonte vrasjen e tij njoftoj në platformën X se ai ishte shëndoshë e mirë dhe bëri thirrje për Bashkim, Paqe, të bëjmë Amerikën të madhe përsëri. Ne nuk dorëzohemi!

Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh solidaritetin e saj me Partinë Republikane dhe kandidatin e saj për President Donald Trump dhe dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal me të cilin forca të errësirës duan të përcaktojnë me plumba dhe jo me votë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vendin e madh të lirisë. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco