‘Deputeti që duam’, Qarri: Është një fasadë e re e Partisë Socialiste

‘Deputeti që duam’, Qarri: Është një fasadë e re e Partisë Socialiste

07:35, 16/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Flavio Qarri ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se nisma e ndërmarrë nga Partia Socialiste “Deputeti që duam” është një fasadë e re e Partisë Socialiste.

Qarri tha se ka dyshime te vërtetësia e garës, pasi sipas tij të gjithë kandidatët duket sikur thonë të njëjtën gjë, e nuk kanë asnjë kundërshti brezash me politikanët e vjetër të kampit rozë.

“Kam pak dyshime te vërtetësia e garës apo te vërtetësia e këtyre njerëzve. Unë e shikoj me keqardhje që në vend që Partia Socialsite dhe gjitha partitë e tjera, të kenë përplasje brezash, PS po rrëshket në një spiropalizim dhe e vetmja gjë që mungon është që çdo fytyrë e re e Partisë Socialiste ta filloj videon me “Skënderbeu e përfundoi Shqipërinë, ne të tjerët duhet ta ujisim”,-tha Flavio Qarri.

Ai tha gjithashtu se videot e realizuara nga kandidatët që kanë aplikuar në “Deputeti që duam” duket të jenë bërë në mënyrë profesionale duke ngritur dyshimet se videot janë punuar në një zyrë qendrore.

“Po flas si gazetar televiziv. Ato videot nuk janë të tyret. Dora e montazhit është dora e një zyre qendrore. Është e pamundur që dikush të ketë aftësi montazhi të kësaj shkalle. Tani ju nuk mund të më thoni se pamjet me dron secili nga ata i kanë bërë vetë. Bazuar në 20 vitet e fundit që punoj në televizion, ajo është dorë profesionale”,-tha Flavio Qarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco