Gjendja në ish-klubin Partizani/ Malltezi nxjerr VIDEO-n: Pasi t’i krahasoni, te prokurorët politik do gjeni fytyrën e Edit, Soros, Yurit dhe tualetit

21:55, 15/09/2024
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka publikuar pamjet nga gjendja skandaloze e shumicës së objekteve në ish Klubin Partizani në vitin 2008, përpara fillimit të procedurave për privatizimin e truallit nga ish-pronarët.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi i cili po hetohet me urdhër politik të Edi Ramës se ka korruptuar vjehrrin e tij, ish-kreyministrin Sali Berisha për të marrë pronat e trashëguara, ka renditur në mënyrë kronologjike të gjithë kalvarin e familjeve pronare, përfshi edhe veten, për të përfituar tokën e sekuestruar nga regjimi komunist deri te zhvillimi i kësaj pasurie, duke trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme edhe 42 familjet informale që ndodheshin në këto objekte, si dhe 800 mijë euro të paguara nga pronarët.

‘Krahasojeni ju lutem gjithë këtë situatë me Olsi Ramën që bëhet pronar i 37,000m2 tokë me 1 copë letër VKM të firmosur për 2 minuta nga i vëllai apo Carlo Bolinon që përlan për 1 euro, 4200 m2 tokë dhe ndërtesë 2 katëshe të caktuar për gjimnaz. Pasi të krahasoni këto gjëra do gjeni tek fëlliqësia e prokurorëve politikë, fytyrat e Edit, Soros, Yurit e tualetit’, shkruan Malltezi.

Postimi i plotë:

Kjo ishte gjendja e shumices se objekteve ne ish Klubin Partizani ne 2008. Keto objekte te degraduara dhe te uzurpuara (fale rryshfeteve qe merrnin zyrtaret qe duhej te ruanin pronen) u vleresuan te paguheshin asokohe jo pak por mbi 800,000 euro qe paguan pronaret fisnike! 15 vjet ka qe jane prishur, POR ne 2024 prokuroret politike te Edi Rames ne #spak caktuan patronazhiste qe te vleresojne se sa duhej paguar per keto objekte pa tavane. Pa i pare kurre asnje objekt per te vleresuar perdorin imagjinaten qe te thone sa ju duhej prokuroreve politike, pra rreth 600 euro/m2 ose 3-fishin e vleres qe vendoste Endi i Banesave per objektet e reja 🙂 Keto jane palacot e femijeve tane. Ne keto objekte te rrenuara ishin 42 familje informale, ndaj dhe ne Fisniket e Tiranes nuk nxorrem asnje ne rruge (sic i nxjerr me dhune Edi Rama) po ju siguruam te gjitheve strehim sipas standardeve me te larta te Bankes Boterore. PRA pronaret legjitime (1) pasi u verdallosen 1995-2007 per te kthyer pronen, (2) u verdallosen mbi 2 vjet te tjera per te privatizuar objektet mbi token e tyre, (3) u detyruan te paguajne 800,000 euro per keto objekte te rrenuara dhe me 42 familje informale brenda, (4) zgjidhen me mirekuptim strehimin e 42 familjeve, (5) zhvilluan pronen me dashuri jo me kulla qe bllokojne diellin (6) krijuan Parkun urban me te madh ne Tirane me mbi 2000 peme, (7) ndertuan dhe dhuruan kopshtin/cerdhen me te mire ne Tirane, (😎 siguruan faltoren per besimtaret, (9) ofruan edhe disa vepra arti per te nderuar pronaret dhe banoret. KRAHASOJENI ju lutem gjithe kete situate me Olsi Ramen qe behet pronar i 37,000m2 toke me 1 cope leter VKM te firmosur per 2 minuta nga i vellai apo Carlo Bolinon qe perlan per 1 euro 4200 m2 toke dhe ndertese 2 kateshe te caktuar per gjimnaz. Pasi te krahasoni keto gjera do gjeni tek felliqesira e prokuroreve politike fytyrat e Edit, Soros, Yurit e tualetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco