Berisha: Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas e të huaj, do t’i shpallim ‘non grata’

20:48, 15/09/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të betohen për ta nxjerrë Shqipërinë dhe kthetrat e pengmarrësve të saj vendas dhe të huaj qofshin.

‘Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas dhe të huaj, do t’i shpallim ‘non grata’ ata’, tha Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Shqipëria në ditën e demokracisë është vendi i marrë peng nga krimi, nga balojzët e drogës, nga ministrat, Edi Rama këta  kriminelë që nuk kanë interes tjetër përveç pushtetit dhe pasurimit të tyre.

Në këtë vend ligji nuk ekziston.

Në këtë vend kushtetuta është një letër pa vlerë.

Në këtë vend me urdhër të Edi Ramës, lirohen vrasës, çlirohen nga krimet e tyre makabre.

Në këtë vend vidhet ditën për drekë në paratë e qytetarëve, dhjetëra, qindra, por ndodh dhe miliarda euro.

Pasuritë publike, grabiten, plaçkiten nga soji dhe sorollopi i Edi Ramës dhe ministrave të tij

Miq!

Ajo që i ka ndodhur Shqipërisë, rrallë, shumë rrallë mund të ketë ndodhur në historinë e njerëzimit.

Mafia shqiptare, ndërkombëtare ka marrë peng këtë vend, ndaj çdo demokrat dhe demokrate këtë  ditë duhet të betohet për çlirimin e saj, duhet të betohemi të gatshëm për çdo sakrificë.

Duhet të betohemi të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve të saj, vendas dhe të huaj, cilido qofshin ata. Ata që marrin peng një vend, janë armiq të tij.

Ky vend është vendi dhe duhet të jetë vendi i shqiptarëve të lirë, i shqiptarëve që e duan, që ndjehen krenarë, i shqiptarëve të cilët janë të vendosur ta integrojnë atë në familjen e madhe evropiane.

Në këtë vend mafia shqiptare ndërkombëtare duhet të shpallet ‘non grata’ sa më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco