Sula: Sot klasave tona u mungojnë 280 mijë nxënës! Plan i Ramës për të goditur kombin në arsimim

20:19, 15/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesja e departamentit të arsimit, në PD, Lili Sula mbajti fjalën e saj gjatë tubimit të sotëm, poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

Sula  u shpreh se në 11 vite 280 mijë nxënëse ju mungojnë shkollave shqiptare, teksa e quajti këtë një plan të thurur mirë nga kryeministri Rama, për të goditur vendin në një nga sferat më kryesore, si arsimi.

Këtë vit në Qarkun e Korçës në një qark që vërtet e do arsimin dhe shkollën, janë regjistruar 1800 nxënës më pak se vitin e kaluar.

Janë mbyllur 6 shkolla dhe 80 mësues, kanë kaluar nga mësues, në mësues-ndihmës, duke pasur pasoja në fektet financiare, trajnimet profesionale etj.

Po kështu sipas Cens-it , janë mbyllur në këto 10 vite 295 shkolla të arsimit të detyruar, pra të arsimit 9 vjeçar, që shteti ka të drejtë ligjore t'ju ofrojë fëmijëvë tanë.

Sipas burimeve që kemi ne, në PD, gjatë këtyre 11 viteve janë mbyllur rreth 750 shkolla, dhe sot klasave tona u mungojnë 280 mijë nxënës.

Dhe unë mendoj dhe jo vetëm unë por dhe ekspertët, se kjo nuk është rastësi dhe nuk është thjesht një emigrim, besojmë se ka një projekt-ide, një plan të thurur mirë nga kryeministri dhe Rilindja, për ta goditur këtë komb në atë që kemi dashur më shumë, arsimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco