Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

'Dita ndërkombëtare e demokracisë'/ Ina Zhupa: Shqipëria, demokraci hibride me tipare autokratike

'Dita ndërkombëtare e demokracisë'/ Ina Zhupa: Shqipëria, demokraci hibride me tipare autokratike

18:26, 15/09/2024
A+ Aa A-

Deputetja Ina Zhupa, ka bërë një status në rrjetet sociale në ditën ndërkombëtare të demokracisë, duke marr në një shqyrtim të thjeshtë 3 shtylla të demokracisë.

Ajo shprehet se: “Shqipëria është demokraci hibride, ku sundojnë tiparet e diktaturave mbi ato të demokracisë, të cilat kryesisht janë formale sesa substaciale”

Mungesa e ndarjes së pushteteve, mungesa e shtetit ligjor, mbajtja të burgosur politik të liderit të opozitës, mosgarantimi i standarteve zgjedhore dhe mos respektimi i të drejtave të njeriut janë disa nga arsyet që rendit për ta klasifikuar demokracinë hibride në vend.

Statusi i plotë:

15 shtatori, dita ndërkombëtare e demokracisë!

Shqipëria është demokraci hibride, ku sundojnë tiparet e diktaturave mbi ato të demokracisë funksionale, karakteristat e të cilës janë më shumë formale sesa substanciale.

Përtej të qënurit politikane, si Doktore e Shkencave për demokratizimin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare nuk mund të mos ndaj me ju, analizën e dështimit në tre komponentët kryesor të cilësisë së demokracisë.

1- Ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit.

Sot i gjithë pushteti është përqëndruar në duart e pushtetit ekzekutiv, ku qeveria kopsit ligjet me porosi, ku iniciativat e deputetëve në pushtetin legjislativ lihen në sirtare ose votohen apriori kundër.

Parlamenti shqiptar nuk zbatoi me urdhër politik vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, një sjellje e paprecedent në demokraci, Shkatërrim i sundimit të ligjit dhe kundërshtimi i hapur i pushtetit gjyqësor.

2- Zgjedhjet periodike te lira dhe pluralizmi politik.

Sot në Shqipëri mbahet i burgosur politik lideri i opozitës Sali Berisha, ku 3 vjet e gjysëm nuk i ngritën dot një akuzë. Edhe tashmë që i kanë ngritur një të tillë, thjesht forcon evidencat për luftën politike. Një akuzë ku bamirësia konsiderohet korrupsion dhe bamirësi duhet dënuar. E pakonceptueshme në një shtet demokratik. Liderët e opozitës arrestohen edhe përndiqen familjarisht vetëm në vende si Rusi, Palestinë, Venezuele por në asnjë vend demokratik. Kjo pasi u bë një luftë e ashpër në pushtetin gjyqësor për të mbajtur peng, flamurin dhe simbolet e PD dhe për të emëruar lider opozite.

Zgjedhjet e fundit ishin më të këqijat dhe me standartet më të ulta në 20 vitet e fundit, raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale, e vërteton këtë. Raporti kërkon që institucionet ligjzbatuese të identifikojnë dhe të hetojnë në mënyrë të pavarur akuzat për shkeljet zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit, abuzimin me burimet shtetërore. Edhe e vë theksin te shitblerja e votës në mënyrë të posaçme, që cenon integritetin e zgjedhjeve.

3- Respektimi i te drejtave te njeriut.

Shqipëria shënon regres në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Të drejtat themelore të njeriut as nuk garantohen edhe as nuk respektohen nga shteti. Jemi një vend që nuk kemi të përcaktuar me ligj, minimumin jetik dhe qytetarët nuk gëzojnë lirinë e të jetuarit me dinjitet. E drejta e arsimit ështe e minuar, rënia e cilësisë së mësimdhënies, mungesa e laboratorëve, rënia e numrit të nxënësve si pasojë e fenomenit të emigrimit etj janë vetëm disa nga problemet. Në protesta policia sillet si pushtetuese, ku duhet të shkatërrojnë “ushtrinë vendase” që janë protestuesit, pa respektuar asnjë nga detyrimet ligjore për të drejtat e tyre.

Demokracia nënkupton pushtetin e njerëzve, por në fakt zëri i njerëzve as nuk dëgjohet jo më të kenë pushtet vendimarrje në Shqipëri.

Është detyra e secilit nga ne, që besojmë te demokracia dhe liria të luftojmë për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco