Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

Falja e mijëra m2 Olsit e Bolinos dhe vjedhja e 6 mln m2 në bregdet/ Malltezi: SPAK, lecka ku fshin këmbët Edi Rama

Falja e mijëra m2 Olsit e Bolinos dhe vjedhja e 6 mln m2 në bregdet/ Malltezi: SPAK, lecka ku fshin këmbët Edi Rama

18:22, 15/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka zbërthyer një tjetër gënjeshtër të SPAK ku disa prokurorë i kanë dhënë mediave informacione të gjymtuara, medemek Argita Malltezi, ka blerë e shitur toka në private në vitin 2007 dhe nuk i ka raportuar në ILDKPI.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi thekson se ‘SPAK e di mirë ligjin, por meqë nuk ka asnjë provë për akuzën e ngritur, kopjon copëza gazetash të sponsorizuara nga Soros, si Birn e Balkaninsight’.

‘Argita Malltezi ka deklaruar pasuritë e saj 2 vite para se ligji për deklarimin e pasurive t'a kërkonte një gjë të tillë për fëmijët e politikanëve’, shkruan Malltezi.

Gjithashtu Malltezi sqaron se ‘transaksionet në fjalë janë deklaruar dhe depozituar që në atë kohë përkatësisht pranë organeve tatimore dhe organeve të kontrollit të pastrimit të parave’.

Të gjitha këto mashtrime, sipas Malltezit vijnë pasi SPAK është kthyer në leckë ku fshin këmbët Edi Rama, pasi nuk guxon të shprehet për VKM-në 183, kryeministri i fal të vëllait, Olsi Rama 37 mijë m2 tokë dhe 5300 m2 zyra, ku nxjerr 4 VKM të personalizuara që të vjedhë 4200 m2 tkë e ndërtesë të përcaktuar për shkollë që t’ja japë Bolinos me 1 euro, apo për vjedhjen e 6 milionë m2 tokë në bregdet për hajdutët e tij strategjikë.

Postimi i plotë:

Në aktpadinë që mbush 500 faqe me deklarata politike te parapergatitura me rregji POR pa asnje prove, prokuroret politike i kane dhene ca mediave info te gjymtuara sikur Argita ka blere e shitur toka ne private ne vitin 2007 dhe nuk i ka raportuar në ILDKPI.

SPAK e di mirë ligjin, por meqe nuk ka asnjë prove per akuzen e ngritur kopjon copëza gazetash të sponsorizuara nga Soros, si Birn e Balkaninsight.

Argita Malltezi ka deklaruar pasurite e saj 2 vite para se ligji per deklarimin e pasurive t'a kerkonte nje gje te tille per femijet e politikaneve.

Kontratat në fjale janë firmosur, jo si pronare e tokave te shitura por si bashkëshortja pelqimdhenese, pasi ato nuk kane qene toka te blera prej saj por prej Ab Malltezit. Ligji per deklarimin e pasurise ne kete kohe, edhe tani, kerkon deklarimin e te ardhurave te realizuara nga subjektet zyrtare dhe femijet e tyre si persona te lidhur, por jo nga familjaret e personave te lidhur. Per pasoje, transaksionet ne fjale nuk ishin te deklarueshme ne ILDKP.

Transaksionet ne fjale jane deklaruar dhe depozituar që në atë kohë përkatësisht pranë organeve tatimore dhe organeve të kontrollit të pastrimit të parave.

#spak i kthyer ne lecken ku fshin kembet edi rama mashtron trashe e nuk guxon te shprehet per vkm 183 ku edi i fal olsit 37,000 m3 toke dhe 5,300 m2 zyra, ku edi nxjerr 4 vkm te personalizuara qe te vjedhe 4200 m2 toke e ndertesen te peecaktuar per shkolle qe tia jape me 1 euro bolinos, apo sesi edi po vjedh 6 miljon m2 toke ne bregdet per hajdutet e vet strategjike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco