Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

'Qeveria mblesëri me krimin'/ Alimehmeti: Alternativa, detyra e opozitës për zgjedhjet e 2025-sës

'Qeveria mblesëri me krimin'/ Alimehmeti: Alternativa, detyra e opozitës për zgjedhjet e 2025-sës

17:00, 15/09/2024
A+ Aa A-

Ilir Alimehmeti, Anëtar i kryesisë së PD, i ftuat në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv,  komentoi sfidat e opozitës për zgjedhjet e vitit 2025, vendosur përballë të ‘qeverisë e cila tashmë komandohet nga krimi’, siç u shpreh ai.

Gjithashtu anëtari i kryesisë së PD, shtoi se e vetmja gjë që mund të bëjë opozita, është të ofrojë alternativën e saj më të mirë. 

Nuk diskutohet që sfida për 2025-ën, por edhe në  vijim  për opozitën është shumë e fortë si në shkallë bashkie, si në shkallë qarku dhe shteti.

Pse?!

Sepse përballë nuk kemi një situatë normale, nuk kemi një parti politike, por një mblesëri, që besoj dhe ju e keni shume të qartë dhe nuk ka shqiptar që nuk i di mblesëritë e kësaj partie dhe qeverie, me krimin me paratë e pista e me radhë.

Pra, çfarë po i vëmë përballë është diçka goxha e madhe një makineri e madhë parash të pista, të cilat na detyrojnë të gjithë neve, përfshirë votuesit e asaj partie, që të kemi një jetë të zymtë brenda kufinjve të Shqipërisë dhe që ka detyruar gjysmën e shqiptarëve të largohen nga Shqipëria.

Kjo, besoj është shumë e qartë dhe nuk ka as vend për të shtuar më këtu.

Në këtë aspekt nuk ka shumë çfarë t’ju thuash më shqiptarëve, pra se ku është qeveria që qeveris vendin.

Çfarë ka shumë për të bërë? Se kjo është dhe detyra e opozitës.

–Të vendosë përballë alternativën , të afrojë atlernativën. Të vendosë përballë kësaj situate  jerëzit më të mirë që ka.

Kjo është ajo çfarë presim gjatë javëve në vijim...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco