Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

SYRI TV/ Byberi gënjeu në specifikimin e rrugëve, SPAK: Zbatimi i projektit në ajër nga Binak Zharku

15:17, 15/09/2024
A+ Aa A-

Rexhë Byberi autorizoi për ndërtimin e rrugëve me projekte në ajër për të cilat përfundoi në arrest shtëpie, një të arrestuari për trafikim narkotikësh dhe lidhjeve farefisnore të tij. Emri i Binak Zharkut citohet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, i cili më 16 korrik 2021, autorizohet bashkë me 3 kryepleq e 3 banorë të zonës që do ishin në ndihmë, të ndërtonte rrugën që u konstatua në shkelje. Ndërkohë Byberi rezulton se bëri deklarime të rreme publike mbi situatën ku ndodheshin dy rrugët që ndërtoi me projekte në ajër.  Avokati i Byberit konfirmon se Sharku është punonjës i punëve publike në Bashki, dhe autorizimi iu dha në këtë cilësi.

Kryebashkiaku socialist i Tropojës Rexhë Byberi, i dha autorizim të ndërtonte rrugët me projekte në ajër një personazhi që një vit më pas do arrestohej si trafikant droge por që ishte edhe lidhje farefisnore e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Binak Zharku, i cili një vit pasi mori këtë autorizim do të arrestohej për gjetjen e 18 kg kanabis sativa në banesën e tij, një arme zjarri dhe municion luftarak. Rezulton se Zharku, përveçse punonjës i Bashkisë në Shërbimet Publike, ka lidhje të ngushta farefisnore që kishte me kryebashkiakun si dhe posedonte disa mjete të tonazhit të rëndë.

 “Sikurse rezulton nga aktet e procedimit penale, punimet për hapjen e rrugës janë bërë nga punonjës të Bashkisë Tropojë, në bazë të Autorizimit që ka lëshuar kryetari i Bashkisë Rexhë Byberi. Konkretisht me autorizimin me Nr.2585 protokolluar datë  16.07.2021, sipas të cilit autoriziohet z. Binak Zharku të fillojë punimet për realizimin e objektit “Qafa e Murrizit” në drejtim të “Qafës së Agrit” dhe në ndihmë duhet të jenë sipas këtij autorizimi 3 kryepleq fshatrash dhe 3 banorë të zonës. Gjithashtu me shkresën e datës 02.08.2021, Rexhë Byberi i është drejtuar Komisariatit të Policisë Tropojë për marrjen e masave për zhbllokimin e punimeve në rrugën “Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, që fakton se po kryheshin punime nga Bashkia”.

Syri Televizion pyeti për këtë çështje edhe përfaqësuesit ligjor të kryebashkiakut Byberi, të cilët konfirmuan se në kohën kur ka marrë autorizimin ka qenë punonjës i punëve publike, si dhe sqaruan rolin e tij.

 “Binaku është punonjës i Punëve Publike në Bashkinë Tropojë. Ai është autorizuar nga N/Kryetari i Bashkisë, me emër, mbiemër dhe firmën e tij. Autorizimi ka qenë vetëm për të mbikqyrur fshatarët dhe kryepleqtë e 11 fshatrave të cilët do të rehabilitonin si për çdo vit që e kanë kryer, për shumë vjet, të rrugës ekzistuese, për shtegëtimin e banorëve dhe bagëtive në bjeshkë”.

Interesit nëse Binak Zharku e mbante këtë detyrë edhe pas arrestimit, avokati tha se nuk kishte dijeni, por shtoi se autorizimi i është dhënë përpara arrestimit.

Të gjitha të dhënat përfshirë deklarimet e banorëve të Tropojës tregojnë gjithashtu se dy rrugët e ndërtuara nga kryebashkiaku Rexhë Byberi, për shkak të të cilave përfundoi në arrest shtëpie, ishin të aksesueshme vetëm për këmbësorë. Në këtë përfundim del Prokuroria e Posaçme e cila hedh poshtë qëndrimin e kryebashkiakut socialist në arrest, që i konsideroi si rrugë ekzistuese dhe që sipas tij pati rikonstruksion të tyre. Bëhet fjalë për projektin e rrugës “Stacioni i anijes Palç-Guri i Lules” dhen atë të rrugës “Qafë Murrizi-Qafë Agri”. Në dokumentet që disponon Syri Televizion, vlera e dëmit e shkaktuar në të parën është 349 272 000 lekë, ndërsa për rrugën e dytë 139 114 800 lekë ose në total prej rreth 5 miliard lekë të vjetra. Kjo përllogaritje është bërë në variantin nëse rruga do të kishte qenë tërësisht e re. Varianti i dytë thotë SPAK nëse vepra është ndërtuar mbi rrugë këmbësorësh, dëmi është 197 920 800 dhe për aksion e dytë  78 831 720 lekë ku në total arrin në rreth 3 miliard lekë të vjetra.

Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij Abedin Kërrnaja që ndodhen në arrest shtëpie, ndërtuan rrugë vetëm mbi projekt ide thotë SPAK:

1.            Me mungesë të lejeve mjedisore për zhvillimin e projekteve

2.            Mungesë e projekteve të zbatimit për këto ide

SPAK thotë së se Rexhë Byberi dhe Abedin Kërrnaja, kanë shkelur VKM-në 408 datë 13.05.2015 e ndryshuar nenin 15 të saj që përcakton dokumentet që duhen plotësuar për të kryer një investim të tillë. Abuzimet e Rexhë Byberit me rrugë në ajër janë denoncuar disa herë nga emisioni investigativ “Piranjat” në Syri Tv, ndërsa 2 procedime penale u regjistruan në Prokurorinë e Tropojës dhe Kukësit, çështje të cilat u bashkuan dhe që më pas i kaluan për kompetencë  SPAK në janar të këtij viti ku ngriti edhe akuzën ndaj kryebashkiakut socialist për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco