Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

Studentët e mjekësisë nuk duhet të thyhen përballë terrorit të rregjimit!

Studentët e mjekësisë nuk duhet të thyhen përballë terrorit të rregjimit!

14:14, 15/09/2024
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu/

Nesër Kuvendi fillon diskutimin në Komision, për tentativen e dytë të Qeverisë për „punë të detyruar“ të të sapo diplomuarve në Mjekesi.

Tentativa e parë për 5 vite grabitje të diplomes dështoi për shkak të rezistences së fortë që bëne ata, prej mbështetjes së opinionit publik, medias, opozitës etj.

Tashmë ky rregjim ka risjellë bujkrobërinë e mjekëve të rinj, jo për 5 vite, por për 3!

Ndërkaq ka shumë fishuar edhe metodat represive mbi studentët!

Dje ishte parashikuar, me kërkesën e studentëve, seance dëgjimore e tyre.

Sot njoftohemi se ai grup, që do të mbronte të drejat e tyre nuk do të mund të vijë, sepse “janë të zënë me provimet e kësaj periudhe”!

Tërheqje prej terrorit të rregjimit ky, kur situata është e njëjtë edhe me 3 vite, sepse:

--Rrëmbimi i diplomës është rrëmbim.

--Mbajtja peng e diplomës është mbajtje peng e saj.

--Vjedhja e diplomës si prone e atyre, është vjedhje.

--Pengimi i Universitetit, që është i detyruar të jua dorëzoj diplomen studenteve më të mbaruar studimet, është shkelje e autonomisë së tij.

--Mos lejimi i Urdhërit të Mjekëve të pajisë të diplomuarit me dokumentat që u takojnë, është keq përdorim i atij institucioni.

--Detyrimi i të sapo diplomuarve për të punuar jashtë dëshirës e vullnetit të tyre është shkelje e të drejtave kushtetuese e lirive të njëriut e profesionistit.

--Bllokimi për tu specializuar jashtë vendit për tre vite, kur këto mundesi u krijohen, dëmton rënde pasionin e tyre për zhvillim, specializime e nivelit të lartë etj.

--Kjo është e kundërta e asaj që duhet, të sapo diplomuarit duhen stimuluar për tu specializuar aty ku është më mirë në rruzull e më tej tu krijohen kushte për tu rikthyer me nivele të larta profesionale.

--Kjo pengmarrje diplomash e bujkrobëri për mjekët e rinj, veçse dëmton rëndë dhe cilësinë e shërbimit mjekësor.

--Ky është një diskriminim selektiv për mjekët e rinj, sepse masa të tilla nuk egzistojnë për profesionet e tjera.

Në këto kushte duhet të jenë se pari ata studente, që të venë mbi të gjitha të drejtat, liritë e tyre, aspiratat e mëdha për profesionalizëm të niveleve europiane.

Duke u përballuar me këtë rregjim siç kanë bërë moshatarët e tyre në vitet 90-të.

Siç bëjnë kudo në botë studentet kur u shkelen këto elemente, që janë më të çmuarat për ata.

Ne do të jemi gjithmonë krah tyre, në mbështetje të tyre, kudo ku ata të jenë, edhe në Gjykatën Kushtetuese përsëri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco