Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

Vokshi i drejtohet qeverisë: A keni marrë një masë të vetme për rregullimin e situatës pas skandalit tek onkologjiku

Vokshi i drejtohet qeverisë: A keni marrë një masë të vetme për rregullimin e situatës pas skandalit tek onkologjiku

14:05, 15/09/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në të cilën po kalon sistemi shëndetësor në vend.

Vokshi i është drejtuar qeverisë nëse ka marrë një masë të vetme ministrja për rregullimin e situatës tek spitali onkologjik pas skandaleve të dalë në dritë nga emisionet investigative.

Postimi:

A ka marrë një masë të vetme ministrja për rregullimin e situatës tek onkologjiku, sepse atë ka për detyrë ajo. Nuk ka për detyrë të fusi duart tek urdheri i mjekut. Ajo ka për detyrë të marri masa që të mos mungojnë barnat tek onkologjiku.

Asgjë ska bërë!

Sot mungojnë disa barna tek onkologjiku, ja përmenda edhe Ministres në Komision dhe më tha ‘nuk mungojnë’. Sot që ne flasim, vazhdojnë mangësitë në funksionimin e aparaturave. Përgjatë këtyre ditëve të fundit, më kanë ardhur shqetësime nga familjarë të pacentëve, që duhet të bëjnë terapinë, të marrin rreze. Por nuk munden sepse nuk punon dera e aparaturës! E ka fajin Urdhri i mjekut për këtë? E kanë fajin mjekët? Që mjekët janë të detyruar të punojnë në kushte shumë të këqija dhe vihen edhe përballë pacientëve dhe familjarëve! Ekanë fajin Udhrëri i mjekëve dhe mjekët? Jo nuk e kanë! E ka fajin Ministrja, e ka fajin drejtoresha e QSUT-së dhe e gjithë hierarkia e QSUT-së.

Cfarë bëri ministrja për të tenderuar ato dhjetra tendera qe nuk i bëri qysh nga fillimi i Janarit dhe deri më sot, sepse presin klientin e rradhës, e ndaj mungojnë barnat. E ka fajin urdhëri mjekëve apo mjekët? Jo, nuk e kanë! Cfarë bëri ministrja për të siguruar jodin radioaktiv, 10 muaj që mungon! E nëse nuk ka jod radioaktiv, nuk ka as terapi!

Po doli dhe tha ministria Urra! Përpara! Vetëm përpara! Sepse u vu më së fundmi në punë, pas 2 vjetëve, Brachiterapinë, duke harruar tju kërkonte atyre 600 personave që nuk kishin mundur të marrin terapinë për 2 vite, 3 vitet e fundit.

Çfarë mase mori Ministrja për të rritur buxhetin për barna, për kura, për terapi, për kimio, për standarte? Asnjë masë! Iu versule Urdhërit të Mjekut. Pse nuk e anulloni ose pse nuk ja ulni buxhetin sterilizimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco