Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

SYRI TV/ Vlorë, Dredha u shmanget qytetarëve: Bashkia s`ka mbajtur premtimet, s`ka kanalizime, ndriçim…

14:04, 15/09/2024
A+ Aa A-

Ermal Dredha ka zgjedhur të mos përballet direkt me qytetarët e Vlorës, gjatë dëgjesave publike për buxhetin, duke ia lënë përgjegjësinë e mos mbajtjes së premtimeve nënkryetarit të bashkisë Klevi Kaso. Në rajonin Nr.5, qytetarët e Vlorës kanë hedhur lumë akuzash e pakënaqësish me punën e bashkisë për investimet publike, duke shprehur pakënaqësi ndaj kryebashkiakut për premtimet e dhëna por të pa realizuara.

Syri tv

Vetëm një vit pasi Ermal Dredha mori drejtimin e bashkisë Vlorë, ka zgjedhur të mos përballet direkt me qytetarët në dëgjesat publike për buxhetin, duke ia deleguar këtë detyrë nënkryetarit të bashkisë Klevi Kaso.

Dhe që në takimin e parë, nënkryetari i bashkisë, u përball me lum akuzash dhe sulmesh nga qytetarët e Rajonit Nr.5 të qytetit. qytetarët shprehën pakënaqësinë ndaj bashkisë për mos mbajtjen e premtimeve, qoftë edhe për investime krejtësisht të vogla si vendosja e katër shtyllave të ndriçimit.

Teksa bashkia u prezantoi projekte 3D qytetarëve, këta të fundit kanë shprehur mos besim te bashkia për mbajtjen e premtimeve.

Banorët kanë ngritur shqetësimin për disa problem si: mungesa e ndriçimit në zonë mungesa e ujit të pijshëm, gjelbërimit dhe sidomos kanalizimet e ujërave të zeza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco