Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani', Argita Malltezi përballë ekspertëve

Jola Hysaj publikon pamjet nga Durrësi: I kujtoj të gjithë qytetarëve të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete...

Jola Hysaj publikon pamjet nga Durrësi: I kujtoj të gjithë qytetarëve të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete...

11:19, 15/09/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur.

 Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hysaj me ironi thotë se qytetarët e Durrësit duhet të marrin çizmet prej llastiku me vete.

“Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë I duhen  për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë  bërë të zakonshme tashmë”, shkruan Hysaj.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi,

DURRËSI LIVE

I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë  të  marrin çizmet e llastikut me vete .

Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë I duhen  për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë  bërë të zakonshme tashmë .

Pasi mbarojë së “xixëlluari” qytetin, kukulla do “xixëlloj” dhe qarkun tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco