‘Akuza’ ndaj Sali Berishës, çon në burg SPAK!

‘Akuza’ ndaj Sali Berishës, çon në burg SPAK!

22:57, 14/09/2024
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimit

Sipas SPAK, ngjarjet kanë rrjedhur në këtë mënyrë:

Një mbrëmje të qetë në shtëpi, Argita i ka thënë Sali Berishës,

- "Babi, a ia ndërron destinacionin terrenit sportiv në klubin "Partizani", në zonë banimi, të të jap x lekë në këmbim? Ti babi, je i vetmi që ke pushtetin e mjaftueshëm për ta bërë... (?!)"

Po sipas SPAK, Sali Berisha ka pranuar t'i marrë lekë së bijës (?!), pra të korruptohet prej saj, "në këmbim të këtij premtimi"...(?!)

Po si e ka realizuar Sali Berisha këtë, SPAK nuk e thotë...!?

Rezulton nga dokumemtat ama, se nëse Sali Berisha e ka bërë këtë, e ka realizuar vetëm sipas së vetmes mënyrë përmes së cilës mund ta realizonte:

- Ka mbledhur KKRRT- e Tiranës (?!), që kryesohej nga Edi Rama (?!), dhe ka ndryshuar destinacionin e terreneve në fjalë, me VENDIM DHE FIRMË TË EDI RAMËS...(?!)

-------------------

Mos qeshni, se është për ulëritur!!!!!

* Këta horra që kanë 9 muaj që e mbajnë Sali Berishën nën arrest, e kanë dokumentin që ka ndërruar destinacionin e terreneve, së bashku me firmën e Edi Ramës nën të!!!!

* Këta horra që paguhen e trajtohen si krajla, e dinë fare mirë se Sali Berisha ishte i vetmi njeri që nuk kishte asnjë mekanizëm ligjor për ta realizuar këtë sepse, Bashkitë kanë KKRRT- të e tyre.

* Këta horra që ligjin e përdorin si letër higjenike, e dinë fare mirë se Sali Berisha nuk kishte asnjë mjet ndikimi as politik për ta realizuar, për faktin e thjeshtë se Bashkia Tiranë jo vetëm nuk drejtohej nga PD, por përkundrazi, drejtohej nga KRYEARMIKU i Sali Berishës: EDI RAMA...

SPAK YOU e kanë pak!!!!

Duhen shkulur me rrënjë!!!!

KAQ!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco