'Akuza e SPAK, medalje për Sali Berishën'/ Argita Malltezi: Akuza është një medalje, për 4 vite nuk gjetën asgjë, madje...

'Akuza e SPAK, medalje për Sali Berishën'/ Argita Malltezi: Akuza është një medalje, për 4 vite nuk gjetën asgjë, madje...

22:25, 14/09/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi e cilëson akuzën e SPAK ndaj babait të saj, Sali Berisha për kompleksin Partizani si një medalje për të.

Sipas vajzës së ish kryeministrit, në 4 vite hetime SPAK nuk gjeti asnjë provë që të vërtetonte pretendimet dhe po heton dhe fondacionin bamirës si pastrim parash.

“Akuza është një medalje për Sali Berishën, për 4 vite nuk gjetën asgjë, madje edhe bamirësinë e konsiderojnë si pastrim parash. Nuk po flitet për administrimin e fondeve të fondacionit, po flitet për korrupsionin e Sali Berishës. Ata këta kanë sjellë si përfitim të familjes dhe nuk thonë që ka shkelje ligjore. Kjo është një drejtësi e kapur që ka vepruar me urdhër të Edi Ramës, Escobar, Yuri Kim. Në Asamblenë e PS në 2022, Rama ka thënë hetoni Sali Berishën sepse jeni krijesë e PS.”, u shpreh Malltezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco