Mbledhja e Asamblesë së PS Tiranë/ Rama - Veliajt: Merru me punë e bashkisë mos fluturo shumë lart se s’dihet si është ulja në,,,

Mbledhja e Asamblesë së PS Tiranë/ Rama - Veliajt: Merru me punë e bashkisë mos fluturo shumë lart se s’dihet si është ulja në,,,

22:16, 14/09/2024
A+ Aa A-

Gjatë mbledhes së sotme të Asamblesë së PS Tiranë ka qenë i pranishëm edhe Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij ka shigjetuar Veliajn duke i bërë të qartë se punët e partisë nuk do t’i ndjekë më ai, por Ogerta me Elisën. 

Burim nga mbledhja pohojnë se kryerilindasi i ka përmendur Veliajt korrupsionin galopant që ka bërë në bashkinë e Tiranës, duke nënkuptuar aferën “5D” dhe drejtorët e tij në burg. Në një moment Veliaj ka tentuar të flasë për t’i lënë të kuptojë Ramës e ka marrë mesazhin për të mos u përzier në parti kur i ka thënë tani avioni im do punojë me dy motorrë. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Ramë për ta zbritur në tokë Lalin, ku i ka thënë mos fluturo shumë lart se nuk dihet si është ulja në pistë.

Biseda mes Ramës e Veliajt në Asamblenë e Tiranës:

Rama: Meqë Erioni duhet të kalojë më shumë kohë me punët e bashkisë e t’u shërbejë njerëzve, me strukturat e partisë do merret Ogerta. Të jenë dy shina mbi të cilën kalon lokomotiva jonë elektorale. 
Mos dëgjoni fjalët e dynjasë. Edhe pse e kritikoj Lalin, e dua më shumë se të gjithë ju. 

Aty në bashki ka ndodhur diçka e rëndë, por kujtoni si ishte korrupsioni në 2013 kur ne erdhëm në pushtet. 

Veliaj: Tani avioni im do të punojë me dy motorrë. 

Rama: Lali ka qejf avionin po më mirë të rrijë tek lokomotiva. Se kur fluturon shumë lart, nuk i dihet si është ulja në pistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco