A po e pëson Lali si Tahiri?/ Rama shkon edhe në Asamblenë e Tiranës vetëm për t’ia bërë të qartë Veliaj që mos fusë hundët më në strukturat e partisë

A po e pëson Lali si Tahiri?/ Rama shkon edhe në Asamblenë e Tiranës vetëm për t’ia bërë të qartë Veliaj që mos fusë hundët më në strukturat e partisë

21:33, 14/09/2024
A+ Aa A-

Edi Rama ka qenë i pranishëm në një mbledhje rutinë të Asamblesë së PS për Tiranën. Burime nga Asambleja bëjnë me dije se qëllimi i vajtjes së tij ka qenë vetëm për t’i bërë të ditur, edhe njëherë, Erin Veliajt që mos të fusë më hundët në strukturat e partisë në qarkun e Tiranës, gjë të cilën ia ka besuar Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut.

Prej kohësh raporti mes Ramës e Veliajt është ftohur, megjithë përpjekjet e këtij të fundit për t’u sevilosur e duke çuar ndërmjetës te Rama për ta falur, duket se padroni e ka marrë vendim pakthim, njeriu që dikur dukej si pasardhës, nuk është më i tillë.

Edhe pse Rama e ruajti nga SPAK, ku duket se arritën një ujdi treshe, Rama – Dumani – Veliaj, vendimin për ta zhveshur nga postet partiake kreu i rilindjes nuk e ka kthyer mbrapsht.

Në Asamblenë e PS, mbajtur pak ditë më parë në Durrës, Edi Rama ia thau pështymën Erion Veliaj kur deklaroi se qarku i Tiranës nuk do të ishte më domen i tij, por do të ishte një treshe Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu dhe Erion Veliaj.

Duke ia njohur natyrën si manipulues Lalit, të cilin e ka patur gati ‘birin’ e tij sa i përket propagandës dhe skuthllëqeve, Rama i ka shpjeguar edhe njëherë pak ditë pas Asamblesë, në mbledhjen e Kryesisë së re të Rilindjes, pozicionin Erion Veliajt, ku i ka thënë që mos tento të futesh dhe interferosh në strukturat e Partisë Socialistë as brenda vijës së verdhë, as jashtë saj.

Burime nga mbledhja e Kryesisë bënë me dije se Veliaj kishte tentuar të flasë në mbledhje, por Rama me atë shprehinë e tij të zakonshme i kishte bërë me gjeste dhe folë nëpër dhëmbë duke i lënë të nënkutojë që, mos hap gojën, dhe rri urtë se në çdo gjë që të prekësh të bashkia mban era m*ut.

Njerëz nga radhët e kryesisë që janë të afërt me të dy, kanë pohuar nën zë se Rama i ka hequr duar Veliaj nga partia sepse ka frikë përsëritjen e 2021 kur ky i fundit mobilizoi gjithë strukturat e partisë për të nxjerrë deputet kundër dëshirës së tij Fatmir Xhafajn dhe disa emra të tjerë.

Ditën e sotme (14 shtator 2024) Rama ka shkuar përsëri vetë në një mbledhje rutinë në Asamblenë e PS së Tiranës vetëm për t’i bërë edhe njëherë të qartë Veliajt që mos fusë hundët më në parti.

Mbledhja e mbajtur me dyer të mbyllura ka zgjatur për rreth 1 orë e 40 minuta, ku kryeministri Edi Rama ka ndarë detyra dhe u ka dhënë porosi të tijëve.

Mësohet se nr.1 dhe i vetmi i Rilindjes, u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë, sidomos të rinjëve, një angazhim më të madh në terren, koordinim me strukturat, përdorimin më shumë të rrjeteve sociale, sidomos TikTok-ut, si dhe afrimin e prurjeve të reja në PS.

Gjithashtu, është folur edhe për ndarjen e “skuadrave” për drejtuesit politik të PS-së në këtë qark. Në takimin e sotëm mësohet se nuk ka qenë e pranishme kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali për shkak të agjendën së saj, teksa kanë qenë prezent Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

Rama u ka ndarë detyrat dhe tre drejtuesve politik, ku Elisa Spiropali do të fokusohet tek bashkitë e tjera të Qarkut të Tiranës, si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, përsa i përket përgatitjes së fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa, Ogerta Manastirliu do të ketë në përgjegjësi koordinimin me strukturat e PS-së në Tiranë. Ndërsa Veliaj do të sillet vërdallë nëpër Tiranë dhe herë pas here kur të ketë nevojë Elisa dhe Ogerta për dekor do ta ftojnë.

Gjatë takimit Rama është shprehur, "Meqë Erioni duhet të kalojë më shumë kohë me punët e bashkisë e t;u shërbejë njerëzve, me strukturat e partisë do merret Ogerta. Të jenë dy shina mbi të cilën kalon lokomotiva jonë elektorale. 
Mos dëgjoni fjalët e dynjasë. Edhe pse e kritikoj Lalin, e dua më shumë se të gjithë ju. Aty në bashki ka ndodhur diçka e rëndë, por kujtoni si ishte korrupsioni në 2013 kur ne erdhëm në pushtet." 

Veliaj: Tani avioni im do të punojë me dy motorrë. 

Rama: Lali ka qejf avionin po më mirë të rrijë tek lokomotiva. Se kur fluturon shumë lart, nuk i dihet si është ulja në pistë.",- është shprehur kryerilindasi.

 

Për të sjellë në vëmendje të lexuesit, njeriu më i rëndësishëm në një fushatë elektorale është drejtuesi politik i qarkut, i cili është njeri i besuar i kryetarit dhe njëri që merret dretjpërdrejt me strukturat e partisë.

Mesa duke Erion Veliaj po pëson fatin e Saimir Tahirit. I cili ka qenë kryetari i PS dhe drejtuesi politik i qarkut Tiranë. Në kohën kur Rama vendosi ta bëjë kurban Tahirin, i çoi në fushatë elektorale pikërisht Erion Veliajn për ta dubluar. Dhë më pas historia dihet….

E vetmja gjë që mbetet për t’u parë është nëse Veliaj do katandiset nga një kandidat për zëvendës të Ramës e aspirant për kryeministër në një përfitues lejesh për pallate në Tiranë, apo do të vijojë luftën për të përmbushur ambicien e tij politike për të cilën ka investuar para korrupsioni pa fund e burime njerëzore po ashtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco