Lajmi i fundit

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani/ Berisha: Lajm i zi, një humbje e madhe për PD-në, një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare

‘125 mijë lekë të vjetra për tekstet e një nxënësi’/ Xhixho: Tekstet e reja falas janë mashtrimi i Ramës dhe Manastirliut

‘125 mijë lekë të vjetra për tekstet e një nxënësi’/ Xhixho: Tekstet e reja falas janë mashtrimi i Ramës dhe Manastirliut

19:30, 14/09/2024
A+ Aa A-

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se tekstet e reja falas janë mashtgrimi që thonë çdo vit Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu.

Reagimi i Erisa Xhixhos:

Tekstet e reja falas janë mashtrimi që thonë çdo vit Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu.

125 mijë lekë të vjetra për tekstet e një nxënësi!

Nuk ka libra falas dhe nëse ka, ato janë të papërdorshme.

Ndërsa rrjetet sociale janë mbushur ditët e fundit me videot e kryeministrit dhe ministres së Arsimit për shpërndarjen e teksteve falas, qindra prindër më sjellin në inbox faturën e librave shkollorë të fëmijëve të tyre.

125 mijë lekë të vjetra për tekstet e një nxënësi! Imagjinoni si ia del një familje mesatare me dy ose tre fëmijë në shkollë?

Ku kanë përfunduar 9 milionë eurot që qeveria thotë se ka akorduar për tekstet falas?

Propaganda boshe për tekstet, shkollat e reja, laboratoret digjitale, palestrat e terrenet sportive shkërmoqet në çast para shifrave alarmante të shkollave të mbyllura e klasave që sa vijnë e tkurren.

E vërteta e arsimit në Shqipëri, nën qeverisjen e Edi Ramës, është vetëm një: rezultatet e testeve PISA, të cilat më shumë sesa një vlerësim për nivelin e nxënësve 15-vjeçarë, janë tregues i dështimit të qeverisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco