Lajmi i fundit

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani/ Berisha: Lajm i zi, një humbje e madhe për PD-në, dhe një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare

VIDEO/ Nesho: Der Spiegel i tregoi Europës se po mbështet një autokrat në zemër të Europës

18:06, 14/09/2024
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho gjatë një interviste në SYRI TV, ka komentuar artikullin ‘bombë’ të revistës më të madhe gjermane, Der Spiegel, e cila shkruante se, BE-ja po mbyll sytë para regjimit të Edi Ramës në Shqipëri, vetëm sepse ky i fundi u bën favore që vendet e tjera nuk ua bëjnë.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnola Karriqi, Nesho tha se, Der Spiegel i tregoi Europës se është duke mbështetur një regjim kriminal, një regjim të drogës në Shqipëri.

‘Rëndësia e këtij artikulli është për ti thënë Europës se keni rritur një monstër në zemrën tuaj dhe kjo e bën të pamundur që të përdorni jo vetëm, por të justifikoni dhe vlerat dhe principet Europiane.

Nëse sot Europa ndodhet para një lufte në mbrojtje të sistemit ndërkombëtar që bazohet në institucione dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut, siç është lufta në Ukrainë, nga ana tjetër është në mbrojtje të regjimeve të tilla kriminale, që nëpërkëmbin demokracinë dhe shoqërinë civile, që kanë të bëjnë me drogën dhe krimin dhe si e tillë nuk mund të bashkëekzistojnë këto gjëra.

Rëndësia e këtij artikulli është një këmbanë alarmi për të gjithë qeveritë demokratike të Europës, Brukselin, Uashingtonin etj., që në rastin e Shqipërisë po përkrahin një regjim kriminal, të drogës, një regjim që nuk të bëjë me asnjë vlerë të shoqërive demokratike, por që kanë në krye një autokrat si Edi Rama’, tha Agim Nesho në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco