Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konference për mediat

Bardhi nis takimet nga Fieri: Qytetarët u përballën me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin

Bardhi nis takimet nga Fieri: Qytetarët u përballën me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin

17:30, 14/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka nisur takimet në Fier, ku edhe është vendosur si i deleguar politik.

I shoqëruar edhe nga sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe deputeti i qarkut Fier, Luan Baçi, Bardhi është shprehur falënderues për mikpritjen nga strukturat e PD-së.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Fieri ishte ndalesa e parë në takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës. I inkurajuar dhe falenderues nga mikëpritja dhe energjia që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Në vend të mirënjohjes, qytetarët e ndershëm e punëtorë të Fierit u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco