Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konference për mediat

VIDEO SYRI TV/ Berisha: U publikuan edhe emrat e fëmijëve autikë, këta janë monstra

17:20, 14/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha i ka cilësuar makabre veprimet e SPAK, që në pamundësi për të gjetur prova kanë klasifikuar si korrupsion bamirësinë e Jamarbër dhe Argita Malltezit për kurimin e fëmijëve autik. Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se prokurorët e SPAK janë sjellë si monstra me fëmijët e spektrit autik dhe familjeve në nevojë, që janë ndihmuar nga Fondacioni i drejtuar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Kryedemokrati publikoi aktet kur faktohet se çdo bamirësi është deklaruar, transferuar nëpërmjet bankës dhe orientuar tek fëmijët e familjeve në nevojë, që SPAK i ka publikuar edhe emrat.

Nga Ermal Rizaj-SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Strukturën e Posaçme Antikorrupsion se ka ndërmarr veprime makabre, ku për shkak të mosgjetjes së provave në hetimin skandaloz ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit, e kanë cilësuar bamirësinë për fëmijët autik si korrupsion. Në konferencën me gazetarët, Berisha i cilësoi monstra prokurorët e SPAK, të cilët sipas tij paguhen me paratë e krimit dhe vrasësve me pagesë.

Berisha publikoi pjesë të aktakuzës së SPAK, që e ka cilësuar bamirësinë e Jamarbër dhe Argita Malltezit si vepër korruptive, ndërsa këto akte bamirësie, janë kryer me transferta bankare të deklaruara, e Prokurorët nuk kanë kursyer as hetimin dhe publikimin e emrave të fëmijëve që janë ndihmuar për kurim.

Ndërsa SPAK heton çdo qindarkë të dhënë për fëmijët autik, familjet në nevojë dhe të moshuarit, Kreu demokrat bëri me dije se Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, drejtuar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha është nderuar për aktet e bëra edhe nga bashkitë e drejtuara nga socialistët, ndërsa nuk ka marrë asnjë fond nga shteti gjatë qeverisjes të Partisë Demokratike.

Por me ardhjen e Partisë Socialiste në Pushtet, ndaj këtij fondacioni I cili iu vjen në ndihmë fëmijëve të spektrit autik janë bërë përpjekje për ta dëmtuar.

Berisha dënoi edhe akuzën e ngritur nga SPAK për korrupsion Pasiv për shkak se biznesmeni Fatmir Bekteshi iu ka paguar udhëtimin në vitin 2013 këngëtarit italian Rikardo Kociantes, apo për një biletë që Bekteshi ka paguar ndaj ish-këshilltarit të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco