Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konference për mediat

VIDEO SYRI TV/ 'Zekati' sipas SPAK është korrupsion: Malltezi dhuroi para për fëmijët autik

17:14, 14/09/2024
A+ Aa A-

SPAK cilëson Zekatin dhe sponsorizimin që Jamarbër Malltezi ka kryer rregullisht për fëmijët e spektrit autik, si korruptim të Sali Berishës nga dhëndri i tij. Malltezi publikoi në rrjetet sociale pjesë nga fashikujt hetimor, ku tregohen aktet skandaloze të SPAK, që nuk ka hezituar as të fsheh apo shkruajë saktë emrat e fëmijëve me autizëm që kanë përfituar ndihmë periodike për trajtimin e tyre në Fondacionin Fëmijët Shqiptarë.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka vepruar në kufijtë e skandalit, për të ndërtuar akuzën me prova të rreme të liderit të opozitës Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për dosjen Partizani.

Malltezi publikoi në rrjetet sociale, fashikuj nga dosja hetimore e SPAK për këtë çështje, ku prokurorët kanë bërë veprime skandaloze duke cilësuar si korrupsion donacionet që Jamarbër Malltezi ka bërë për trajtimin falas të fëmijëve të spektrit autik në Fondacionin Fëmijët Shqiptarë.

Në fashikullin hetimor, thuhet se: ‘Në vitin 2016 është kryer në emër të Jamarbër Malltezit Pagesë për Fondacionin Fëmijët Shqiptarët, pagesë Zekat në shumë 1 milionë lekëve të rinj. Kjo shumë është pasqyruar në Llogarinë e Fondacionit në monedhë lekë.

Në vitin 2017, në emër të Jamarbër Malltezi në datën 20 qershor, është bërë sponsorizim për 3 fëmijë për 1 vit për Fondacionin ‘Fëmijët Shqiptarë’. Në vitin 2018 në emër të Jamarbër Malltezi, në datën 31 maj, është bërë sponsorizim për fëmijë me autizëm. Madje në fashikullin hetimor të SPAK, janë përmendur dhe emrat e fëmijëve përfitues nga ky donacion.

Edhe në 28 maj të vitit 2019, Jamarbër Malltezi ka kryer gjithashtu një pagesë tjetër për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, me qëllim sponsorizimin e trajtimit të fëmijëve të spektrit autik’.

Këtë akt skandaloz të prokurorëve të SPAK, Jamarbër Malltezi e cilëson të turpshëm, ku hetuesit nuk kanë hezituar as të fshehin emrat e fëmijëve të spektrit  autik që kanë përfituar paratë për trajtimin e tyre.

‘Ka dhjetëra vjet që bëj bamirësi dhe jap zekatin rregullisht. Në respekt të parimit ‘Kur jep dora e djathtë nuk duhet t’a dijë dora e majtë’ kurrë nuk i jam mburrur askujt dhe kurrë nuk e ka ditur as babai im. Vjen dita kur shërbëtorët politikë të Edi Ramës, prokurorja e bandave të Elbasanit e promovuar nga Taulant Balla, jo vetëm që i shkruan bamirësitë e mia për çdo vit në një akt-akuzë sikur janë vepër penale, por publikoknë edhe emrat e fëmijëve me autizëm për mjekimin e të cilëve janë paguar këto para! Turp dhe trishtim! Bamirësia qenka vepër penale! Ata që marrin ndihmë financiare nga ‘Armiku i PS’ ju duhet publikuar emri si të jenë me biografi të keqe! Palaço të këtilla nuk kishim parë gjë akoma! Tek fëlliqësia e Millonait dhe Krajës dalin fytyrat e Edi Ramës, Taulant Ballës, Soros apo Yurit!’, thotë Malltezi për mediat.

Prokurorët e SPAK kanë arritur që edhe Zekatin, një detyrim për besimtarët myslimanë, dhënë për kurimin e fëmijëve të spektrit autik, ta cilësojnë si korruptim të Sali Berishës nga Dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco