VIDEO/ Gjokutaj: Dumani u ka tërhequr vërejtje prokurorëve, pse Berisha shkoi me makinën e tij në SPAK

16:44, 14/09/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj në një lidhje direkte me studion e SYRI TV, ka zbuluar prapaskena të zhvillimeve brenda SPAK-ut, pas paraqitjes së kryetarit të PD-së, Sali Berisha në prokurorinë e posaçme pak ditë më parë.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Gjokutaj është shprehur se, drejtuesi i SPAK u ka tërhequr vërejtje prokurorëve se, pse e kanë lejuar drejtuesin e opozitës shqiptare që të shkonte në prokurori me makinën e tij personale, dhe pse nuk është dërguar atje me makinë polici.

‘Pas pranisë së Sali Berishës në SPAK, drejtuesi i këtij institucioni Altin Dumani ka thirrur prokurorët dhe u ka tërhequr vërejtje se pse kanë lejuar që zoti Berisha të shkojë me automjetin e tij në SPAK.

Llogarisni se ku mbërrin urrejtja patologjike, ky nivel kaq i ulët.

U është dhënë vërejtje se pse, ish-presidenti, ish-kryeministri, lideri i opozitës paska lëvizur me automjetin e tij dhe pse paska shoqërues, dhe pse nuk e kanë transportuar me makinë të policisë, kur ky mjet ka qenë pas automjetit.

Ky është SPAK-u dhe drejtuesi i saj, të cilin nuk e shqetëson 500 faqe format të printuara, njësoj sikur të ishin të bardha në drejtim të Berishës, por e shqetëson lëvizja me makinën e tij të Sali Berishës.

Njëherë tha nuk vjen, pastaj pse vjen me mjetin e tij.

Kjo është një prokurori me një logjikë infantile, tamam si ata fëmijët mistrecë që, kur ndodh diçka, pse ndodh kjo’, tha Genc Gjokutaj në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco