Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konference për mediat

Kuvendi rrëzoi vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës/ Deklarata e Tedi Blushit: Shkelje e dhunshme e Kushtetutës

Kuvendi rrëzoi vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës/ Deklarata e Tedi Blushit: Shkelje e dhunshme e Kushtetutës

16:10, 14/09/2024
A+ Aa A-

Vendimi i Gjykatës lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës është hedhur poshtë për herë të tretë radhazi dhe kjo është shkelje e dhunshme e Kushtetutës.

Kështu e cilëson Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Në një deklaratë ai shkruan se kjo është e padrejtë teksa fajin ia hedh kryeministrit lidhur me situatën, e cila është e gjitha në saj të Xhakës dhe mbrojtjes që po i bëhet asaj.

Deklarata për mediat e Tedi Blushit

Vendimi i Kuvendit për të hedhur poshtë për herë të tretë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën është konfirmim i asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vetë Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, është prova e asgjësimit të Kuvendit dhe shtetit të së drejtës.

Shkelja e dhunshme e Kushtetutës nga Edi Rama dhe deputetët bedelë të “Rilindjes” për të mbrojtur me çdo kusht interesat korruptive dhe mafioze të Olta Xhaçkës që prevaluan mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është konfirmimi se në Shqipëri mafia e ka tashmë shtetin e vet, përfshi edhe drejtësinë e kapur për fyti që po i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve politikë sipas agjendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.

Ky puç shumë i rëndë kushtetues i ndërmarrë nga mafia qeveritare dhe i diktuar nga interesat e parave të pista të narkotrafikut dhe trafiqeve të çdo lloji, është akti final i rënies “de jure” dhe “de facto” të shtetit.

Siç me të drejtë konstatoi së fundmi edhe prestigjozja gjermane “Der Spiegel”, si më herët RAI 3, Bild dhe “The Times”, sot Shqipëria është një autokraci e dominuar nga paratë e drogës dhe mafia, që vetëm SPAK-u nuk e sheh.

Mbyllja e syve para provave ulëritëse të korrupsionit skizofrenik dhe inkriminimit në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës, provon se SPAK është një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës dhe mafias ndërkombëtare, që kërkon të shuajë sovranitetin e popullit shqiptar dhe të Republikës së Shqipërisë.

Në kushtet kur mafia ka kapur shtetin, ka asgjësuar Kushtetutën dhe ku drejtësia politike e SPAK-ut nuk bën gjë tjetër vetëm garanton pandëshkueshmërinë e Edi Ramës ndërkohë që izolon pa prova liderin e Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisa dhe shantazhon drejtuesit e opozitës, çdo veprim qytetar kundër mafias në pushtet është legjitim.

Përshkallëzimi i aksionit opozitar në të gjitha frontet, mbështetja dhe nxitja e protestave kombëtare me qëllim rrëzimin e Narkoshtetit është mision kombëtar dhe Partia e Lirisë është e vendosur për t’i prirë kësaj beteje me çdo çmim në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit politik dhe dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco