Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konference për mediat

Berisha: Të korruptuar janë diplomatët që kërkuan publikisht arrestimin e Sali Berishës!

Berisha: Të korruptuar janë diplomatët që kërkuan publikisht arrestimin e Sali Berishës!

14:26, 14/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha thotë se të korruptuarit janë ata diplomatë, që kërkuan publikisht arrestimin e tij.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, Berisha tha se McGonigali, është një nga diplomatët  që punoi për manipulimin e dosjes ndaj tij.

Me një besim të fortë ndaj vlerave, Berisha theksoi se nuk do të pajtohet kurrë me ata që përdorin Amerikën për të mbuluar krimet dhe trafiqet e tyre.

Gjithashtu Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve, lidhur me rreshtimin e disa opozitarëve në parti më vete, duke thënë se shqiptarët nuk mashtrohen dot nga opozita e opozitës, që sipas tij punon për llogari të Edi Ramës.

Të korruptuar janë diplomatët që kërkuan arrestimin e Sali Berishës.

Publikisht e kanë bërë.

I korruptuar është McGonigali që punoi për manipulimin e dosjes.

Unë nuk mund t’i injoroj këto.

Ja ku janë ‘heronjtë e fëmijëve tanë’.

Por, unë besoj fort te vlerat.

Unë nuk pajtohem kurrë me ata që përdorin Amerikën për të mbuluar krimet e tyre, për të mbuluar trafiqet e tyre.

Në botëkuptimin tim, Amerika nuk është e madhe për asnjë shkak tjetër, por për hapësirën e lirisë, për shtetin ligjor, për Kushtetutën e saj.

Lëvizja do nisë në kohën më të parë të mundshme dhe do jetë një lëvizje e pandalshme në të cilën PD duhet të përmbushë misionin e saj, rikthimin e votës së lirë shqiptarëve.

Shqiptarët kanë të drejtë plotësisht t’ia kërkojnë këtë PD-së.

Shqiptarët nuk mashtrohen dot nga opozita e opozitës, që natën hyn në zyrat e Edi Ramës, dhe pastaj nga zyrat e Edi Ramës shkon në studio televizive për të vjellë vrer kundër opozitës.

Kanë të drejtë t’ia kërkojnë PD-së, forcave të vërteta politike opozitare dhe ata do përmbushin këtë mision.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco