Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konference për mediat

Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan e do të dështojnë! Kjo është betejë për sovranitetin e vendit

Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan e do të dështojnë! Kjo është betejë për sovranitetin e vendit

14:18, 14/09/2024
A+ Aa A-

Atentat i organizuar nga Rama-Balla, e konsideroi lideri i opozitës, Sali Berisha, atë që ndodhi  dy vite më parë në PD.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se Rama-Balla dështuan dhe do të dështojnë me tentativat e tyre për ta goditur atë, ndërsa shtoi se kjo është një betejë për sovrantitetin e vendit.

Pavarësisht se sa e mundimshme do të jetë e vërteta tha Berisha, ajo nuk do të mposhtet kurrë.

Rreth dy vite më parë, Edi Rama dhe Taulant Balla organizuan atentat ndaj meje në mes të ditës.

Dhe të garantoj tani që para tij, në korridoret e këtyre kriminelëve, flitej se janë orët e fundit të Sali Berishës.

Unë vazhdova mitingun, pa asnjë plan B.

Harrojeni, përpjekja për t’i uzurpuar PD-së udhëheqjen, u përpoqën ç’është e vërteta, kjo nuk është sekret.

Por dështuan dhe do dështojnë.

Ky është realiteti.

Kjo është betejë për sovranitetin e vendit.

Nuk është një betejë dosido...

 

...Si mundet ju të mohoni kontrollin e plotë dhe total të Edi Ramës mbi Skrapin e partisë?

Nuk besoj që ka një mendje apo një njeri që mund të pranojë se zhdukja e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës, nuk është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Nuk ka njeri që mund të pranojë se përgjegjës për këtë zhdukje është Arben Ahmetaj, i cili duhet ta pranojmë, unë jam këtu njeriu që e ka sulmuar më shumë se kushdo tjetër atë, por nuk mund ta sulmoj kurrë për çka nuk i takon.

Arben Ahmetaj është personi që ka refuzuar katër herë me shkrim djegësin e Tiranës.

A ka shqiptar që pranon se fajësinë e Ilir Beqës për 120 mijë euro të shpërdoruara të BE dhe jo për 300 milionë euro koncesione në shëndetësi, në të cilat vetëm sterilizimi bëhet me një kosto të përllogaritur me saktësi nga ekspertët, 83 herë më të lartë se sa bëhej më përpara, dhe kjo kosto bën që mijëra të sëmurë të mbeten pa operacion sepse spitalet nuk i blejnë dot setet e sterilizimit.

A mund të pranojnë shqiptarët që Vilma Nushi të marrë paratë për 1 milion e 100 mijë check-upe, në kohën kur ajo ka bërë 500 mijë? A e dini ju se Vilma Nushi është gruaja e kushëririt të Edi Ramës.

Do u them një gjë unë ju, nuk është vetëm i Sali Berishës ky konkluzion.

Skapi ndodhet në kontroll të plotë të krimeve që kryen dhe të politikës së Edi Ramës dhe të dyja janë të faktueshme.

Më thoni ju pak ku është dosja e Amant Josifit në Shqipëri? A ekziston? Jo mo, nuk ekziston se duhet të futet Olsi Rama.

Ku është dosja e McGonigal, a po bëhet hetim? Jo mo jo, asnjë hetim, vetëm mashtrim.

Më thoni ju mua, tuneli i Llogarasë si iu dha kompanisë me 50 milionë euro më shumë?

Ku janë këta mo?

Këta merren me bamirësinë ndaj fëmijëve autikë dhe u nxjerrin eemrat.

E kuptoni se çfarë përfaqësojnë këta apo jo?

E vërteta është e mundimshme, e vërteta nuk ecën shpejt, por nuk mposhtet kurrë.

Besoj se po i ndiqni mediat. Ju patë dje përsëri se si kishte ndërhyrë Edi Rama kundër revistës më të madhe gjermane për shkrimin që bënte.

Nuk futet minareja në thes, thotë populli shqiptar.

Nuk mund të shesësh Skapin ti, që fle mbi krimin.

Altin Dumani fle mbi krimin.

Do nxjerr fakte për këto që them.

Prandaj nuk duhet të kenë asnjë iluzion për Skrapin. Janë mercenarë që i kanë shitur veten krimin dhe janë pa diskutim prokuroria më politike sot në botë, pas atyre të Koresë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco