Bislimi përgënjeshtron serbët: Ata nuk pranuan takimin në BE

Bislimi përgënjeshtron serbët: Ata nuk pranuan takimin në BE

09:05, 14/09/2024
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëkohësisht kryenegociator në dialogun Prishtinë-Beograd, përgënjeshtroi disa informacione të shpërndara nga mediat serbe.

Ai sqaron se në raundin e radhës më 17 shtator në Bruksel, Kosova ka pranuar takimin trilateral, sipas agjendës së përcaktuar nga ndërmjetësuesi.

“Fatkeqësisht, Serbia refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë çështje në agjendë që janë kryesisht për konsum politik të brendshëm”, shkruan Bislimi në rrjetin social X.

Ai fton ndërmjetësuesin europian, Miroslav Lajçak që të reagojë dhe mohojë këtë dezinformim të qëllimshëm nga mediat serbe, që raporton në mënyrë të rreme se Kosova refuzoi takimin trilateral. Kryenegociatori ka bashkëlidhur dhe një lajm nga agjencia publike e lajmeve serbe, Tanjug. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco