Vuçiç shpall planin e detajuar me shtatë pika për Kosovën

Vuçiç shpall planin e detajuar me shtatë pika për Kosovën

21:29, 13/09/2024
A+ Aa A-

Ndërsa po mbushet një vit që nuk është zhvilluar asnjë takim i nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit ( i fundit më 14 shtator), që pas sulmit të armatosur terrorrist në Banjskë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur kërkesat e tij për Kosovën si “parakusht i domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut.

Ai ka prezantuar këtë të premte masat që shteti i tij do t’i marrë “pas tensioneve të fundit” në veri, në mesin e të cilave ka renditur kërkesën për zgjedhje të reja në 4 komunat e veriut, kthimin e policëve dhe zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në vendet që i braktisën vetë si dhe kryekërkesën për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një adresim për serbët, Vuçiçi ka thënë se do ta nisë një fushatë diplomatike në të gjithë botën që synon plotësimin e këtyre  kërkesave. Vuçiqi ka paralajmëruar takime me 60 liderë botërorë për t’u prezantuar shtatë pikat e planit të vet (lexoi të plota në fund të shkrimit).

Vuçiq ka thënë se Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj brenda 45 ditëve për të “shpallur krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, duke garantuar kështu të drejtën për mbështetje financiare për të papunët”.

“Ne do të rrisim ndihmën dhe mbështetjen tonë për popullsinë në mënyrë dramatike. Tani, do të ndajmë për një grup prej 5.000 personash të papunë një mbështetje mujore prej 20 mijë dinarësh (170 eurosh)… çdo dinarë do ta marrin vetëm ata që jetojnë në Kosovë”, ka thënë presidenti serb.

Duke prezantuar masat politike të Serbisë, Vuçiq ka thënë se në ditët e fundit ka pasur dilema nëse Serbia duhet të marrë ndonjë veprim sa i përket pushtimit të një pjese të territorit.

“Nuk kemi marrë vendim për pushtimin. Ekspertët tanë ligjorë kanë qenë kundër”, ka thënë ai.

Vuçiç e paralajmëroi shpalljen e këtyre pikave këtë gjatë një takimi në Beograd, të martën, me përfaqësuesin special të BE për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Pas takimit, Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do ta informojë opinionin për hapat e rinj të Serbisë lidhur me krizën e Kosovës, duke shtuar se do të flasë edhe për atë që nuk ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare dhe çfarë kërkon Serbia.

“Do të flas për atë që kërkon Serbia dhe për shkak të sulmit esencial dhe brutal ndaj popullatës serbe, para së gjithash në veri të Kosovës dhe çfarë është ajo që nuk e ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare”, tha Vuçiç duke iu referuar mbylljes se zyrave të postës serbe, shkatërrimit të stukturave palarele dhe tentativave për të hapur urën e Ibrit.

“Albin Kurti dëshiron shkatërrimin e popullit serb dhe kjo nuk është e qartë vetëm për ne, por edhe për botën”, tha Vuçiç duke shtuar se gjatë tetorit të dalë para Parlamentit të Serbisë me propozime të gjera.

Në fakt, duket sikur ka një rakordim të presidentit serb me diplomatët perendimorë. Kosova gjendet në qendër të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të disa “hapave të njëanshëm dhe të pakoordinuar” në veriun e banuar nga shumica serbe.

Në fund të gushtit, autoritetet kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe atje, me arsyetimin se kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës, ndërsa kanë paralajmëruar edhe hapjen për qarkullimin e makinave të urës së Ibrit, e cila ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe veriun e banuar me shumicë serbe.

Edhe pse ka marrëveshje si për urën, ashtu edhe për strukturat paralele, të arritura në Bruksel, aleatët perëndimorë i kërkojnë Kosovës që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, t’i trajtojë në kuadër të dialogut. Por nga ana tjetër janë të shumtë ata që e kritikojnë perëndimin se po bën kompromise me regjimin e Vuçiçit në kurriz të Kosovës. Në një editorial pas kërcënimit të presidentit serb në takimin me Lajçakun dhe Hillin editorialisti kosovar Veton Surroi shpjegonte me ironi në Koha Ditore se “Përse ka të drejtë presidenti Vuçiç”.

“Presidenti Vuçiç ka të drejtë të veprojë siç bën, përderisa këtë mund ta bëjë pa pengesë.
BE-ja nuk është serioze. Nuk është serioze në momentin kur zoti Vuçiç e sfidon (si për shembull me Marrëveshjen e Ohrit) dhe BE-ja paloset para tij. Nuk është serioze as kur i premton e as kur e kërcënon me integrimin në BE. Edhe kur i thuhet se Serbia është në prag të anëtarësimit , edhe kur i thuhet se nuk do të anëtarësohet derisa ta zgjidhë çështjen e Kosovës. Presidenti serb e ka kuptuar BE-në në rolin e saj të bankomatit nga i cili mund të nxjerrësh pa ndonjë kusht të veçantë; BE-ja ka pranuar heshtazi që aktualisht të lozë rolin e bankomatit dhe jo shumë gjë tjetër. Dhe, në kundrimin e tij , ka të drejtë të sfidojë kufijtë e durimit amerikan. Gjatë dhjetë vjetëve presidenti Vuçiç e ka shndërruar veten në pikën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ky regjion mund të mbahet në status quonë e tanishme të stabilitetit falë marrëveshjes me të apo mund të destabilizohet në mungesë të marrëveshjes me të. SHBA-ja mund ta konsiderojë Kinën tashmë jo vetëm kompetitor, por edhe kundërshtar strategjik, por presidenti kinez është i mirëseardhur në Beograd, dhe Amerika duhet të pajtohet me këtë nëse do të mbajë status quonë; kjo është sfida e Vuçiçit ndaj ambasadorit Hill” shkruante Surroi.

Pala kosovare e konsideron të pa drejtë faktin se ndërkombëtarët po mbyllin sytë nga shmangia që po i bën Serbia marëveshjes së dakordësuar për normalizim dhe refuzimit të saj për të mos e pranuar të plotë atë. Vitin e kaluar, kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, i dërgoi një letër BE-së, ku shprehu rezerva për këtë marrëveshje.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 6 shtator se Serbia e ka tërhequr këtë letër, por këtë se ka konfirmuar askush tjetër përpos atij. Kur iu kërkua në qershor nga BE nja takim i nivelit të lartë me Vuçiçin, kryeministri Albin Kurti Vuri tre kushte: nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë, tërheqjen e letrës së Bërnabiqit dhe dorëzimi në Kosovë  të Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë”../Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco