Intervista e Plotë/ Si e çmontoi me fakte dhe dokumenta Argita Malltezi akuzën politike ndaj Sali Berishës dhe bashkëshortit të saj

20:47, 13/09/2024
A+ Aa A-

Vajza e liderit të Partisë Demokratike, njëkohësish bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në Çim Peka Live në SYRI TV, ku ka shpjeguar me fakte dhe prova manipulimin e dosjes, fshehjen e fakteve dhe akuzën politike të ngritur nga drejtësia e Edi Ramës për babain dhe bashkëshortin e saj.

Argita Malltezi, profesoreshë e jurispudencës, ka çmontuar teknikisht dhe politikisht të gjithë sajesën që ka ngritur SPAK me urdhër të Ramës ndaj Berishës e Malltezit.

Malltezi ka publikuar pjesë nga dosja ku vihet re se ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme të montuara ngutshtëm nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

‘Impakti kryesor që merr nga kjo akt-akuzë është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi. Kjo akuzë tregon se në çfarë mënyre kanë përmendur njerëz që kanë ushtruar aktivitet në mënyrë të ligjshme, i kanë futur emrin në akuzë vetëm për ti linçuar, janë njerëz që përmenden kot në akuzë. Krijojnë tymnaja, tymnaja nuk është as indicie. Akt-akuza është ngritur mbi bazë aludimesh gjë e cila pamundëson konkludimin në fakt. Dhe për ato gjëra që konkludohet ato janë gjëra më të pabesueshme që mund të artikulojë një njeri’, u shpreh Argita Malltezi.

Faktet dhe argumentat e paraqitur nga Malltezi në studion e Çim Pek Live në Syri Tv:

Pyetjes së moderatorit Çim Peka se a e prisnin një akuzë të tillë nda Berishës… Argita Malltezi iu përgjigj se duke parë se si u montua dosja, kjo ishte e pritshme, por gjithësesi kjo gjë le një impak, dhe impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi, tha ajo.

“Duke e gjykuar nga shkeljet shumë të rënda që ishin bërë në dosje, isha e bindur se ata nuk mund të tërhiqeshin. Dosja ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme me arrogancën që janë kryer. Si një vrasës që përpiqet të fshehë krimin dhe nuk tërhiqet do më mbrapsh, edhe këta nuk mund të tërhiqeshi dot më mbrapsh.

Duke u përpjekur të besoj se një normalitet sado i vogël nuk mund të them që isha neutrale dhe e pandjeshme në ditën e akuzës.

Impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi. Kjo akuzë tregon se në çfarë mënyre kanë përmendur njerëz që kanë ushtruar aktivitet në mënyrën më të ligjshme, i kanë futur emrin në akuzë vetëm për ti linçuar, janë njerëz që përmenden kot në akuzë. Krijojnë tymnaja as indicie nuk quhen. Aludohet dhe për asnjë gjë nuk konkludohet. Për asnjë gjë nuk konkludohet! Për ato raste kur konkludohet, ato janë gjëra më të pabesueshme që mund të artikulojë një njeri.

Kuptohet që mediokriteti është karakteristikë e atyrë që janë të kapur, një njeri mediokër ëshë më kollja i kontrollueshëm sesa një njeri që ka integritet professional, por këtu nuk është çështje mediokriteti, ajo foto që ju treguat pak më parë (Foto e Arben Krajës me Engjëll Agaçin në stadium një ditë para akuzë ndaj Berishës e Malltezit) tregon banalitetin e të keqes, po në fakt tregon një të keqe, që sipas kësaj akt-akuze prek këdo pa asnjë standard gjyqësor.Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, përveç vitit që kanë bërë në arrest shtëpie…Ka një dispozitë Kodi i Procedurës Penale, që e detyron prokurorin të raportojë çdo dy muaj për ata të cilët janë në gjendje arresti.

Data për ta bërë raportimin e pestë ka qënë 27 gusht, sot e kësaj dite nuk e kanë bërë ende. Pra ata janë 2 muaj e 3 javë pa rishikim gjyqësor, ligji e përcakton që e merr gjykata eksoficio këtë kur nuk e bën prokurori por nuk e bën as gjykata këtë gjë. Nuk e bën Irena Maneku, Gjoka, Shpata, pavarësisht se e detyron ligji ta bëjë. Ky është një sistem aq i deformuar sa ç’është denoncuar”,- tha Malltezi.

 

Ky fakt i evidentuar prej saj tregon se drejtësia politike nuk ka respektuar në asnjë moment as Kodin e Procedurës Penale që e detyron prokurorin dhe gjykatën të raportojnë pë rata që janë në gjendje arresti. Gjë të cilën nuk e bën dot as Arben Kraja, ish-hetuesi i regjimit komunist dhe as Irena me 3 mbiemra e cila shantazhohet me dosjet e dënimeve të saj në Greqi nga Edi Rama.

“Katër vjet hetime, nuk kanë sjellë absolutisht asnjë provë, asnjë shkelje në këtë dosje nga kushdo qoftë, si nga Berisha si nga Malltezi. Në katër raportime nuk ka patur absolutisht asnjë fjalë, jo aludim, por asnjë fjalë për Sali Berishën. Dhe në fund të raportimi ishte shprehja standard: “Për sa më lart rezulton se nuk kanë ndryshuar kushtet për vijimin e arrestit. Tani nëse pas një viti kushtet për vijimin e arrestit i ke njësoj si ditën e parë të procedimi, çfarë do të thotë kjo që çështja e prokurorisë është çështje e fortë apo e dobët? Duhe të ishin forcuar kushtet që të tregonin se ai duhet të mbetjen në arrest shtëpie. Ai pas një viti kushtet i ka njësoj, pavarësisht se nuk përmendet fare. Kështu që janë 500 faqe, se kjo është pompoziteti se ishin 500 faqe, 100 faqet e para janë njësoj me 100 faqet e fundit, dyqind faqe janë vendimi i masës së arrestit i marrë me 20 tetor 2032. Dhe pjesa tjetër janë “ujëra” për të zgjatur (mbushur faqet) kot, pa sjellë absolutisht asnjë lloj të reje, asnjë lloj prove”,- trego Malltezi.

 

Kjo gjë tregon se SPAK-ut edhe PR ia bënë Edi Rama, pasi kjo u bë për të kapur lajmin në mediat e pushtetit me titujt, “akt-akuza ndaj Berishës, 500-faqe dosja e prokurorisë”, stil i njohur ky prej Ramës.

E pyetur nga gazetari Arjon Sulo se cila do jetë strategjia e mbrojtjes së Berishë dhe Malltezit dhe a besojnë se do vijë një moment për ndryshimin e masaës së sigurisë ndaj tyre, Argita Malltezi bëri një ripërmbledhje të historikut se si nisi sulmi politik nga drejtësia ndaj tyre:

“Nëse do më lejoni të bëj një ripërmbledhje të disa gjërave. Si nisi çëshjta penale? Pse iu vu arresti? Çfarë dyshohej që kishte kryer Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi? Toka ishte shpronësuar nga italianët, sipas kallëzimit të rremë të Taulant Ballës. Prona ishte në planin e përhapjes kur u bë privatizimi. Destinacionin e ndryshoi Berisha. Berisha favorizoi kthimin e pronës dhe privatizimin. Vlera e privatizimit ishte e ulët. Berisha ka përfituar nga privatizimi nëpërmjet dhëndrit. Dhe masa e arrestit fillimisht u vendos me pretendimin që nuk u zbatuan masat e para, që ishin jo kushtetuese. Më vonë si për çudi, që edhe kjo në vetvete përbën fallsifikim të dokumentave zyrtare, papritur mbijnë ca elementë të tjera të cilët mungojnë në të gjithë…domethënë në 3-4 muajt e parë të vendimeve. Rreziku i ikjes, rreziku i influencimit të dëshmitarëve… Tani që është ngritur akt-akuza, akt-akuza ka zhvilluar, pikërisht për këto ujërat që ka zgjatur…absolutisht ka lënë gjurmë edhe më të mëdha të fallsifikimeve që kanë bërë. Në lidhje me tikën p.sh, ata sigurisht e dinin që toka ishte e rekuizur dhe këto ishin botuar në fletoren zyrtare. Nuk i kishin nxjerrë. Dhe tani çfarë bëjnë? Kanë future faqe të tëra ku thonë që, praktika që kishte nisur për familjet ishte kjo, rezulton që jo familja Begeja, por familjet kufitare kanë qenë në proces shpronësimi por nuk është finalizuar. Është botuar një ligj në Fletoren Zyrtare, mendoni sot, a mund të shkojnë dëshmitarët të ndryshojnë ligjin? Nuk ndryshohet ligji me dëshmitarë. Është miratuar ligj, toka ka qenë e rekuizur, nuk ka qenë e shponësuar, pika. Millonai dhe Kraja duna të tërhiqen fallsifikimi dhe të thonë një gjë të tillë, por kjo nuk ndryshon. Është thënë për ekspertizat, e kanë lënë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin me një ekspertizë të Aleks Zybës, i biri i të cilit punon në BKH dhe rezulton të jetë në platformën e ‘Aktivistit’, i cili ka bërë falsifikime të tmerrshme, merr tokën e Ysberishtit e sjell në mes të Tiranës dhe thotë kjo është toka e Begejsve dhe arrin në konkluzione të tjera të falsifikuara. Nuk e di a do ta përdorin më se ajo që është gjëja tjetër më absurde është se na kanë dhënë akt-akuzën pa prova.

Vërtetë unë prezumoj se do të jenë ato prova të 8 muajve më parë por ato prova kanë një llojë numërtimi dhe numërtimi tani ndryshon dhe unë tani kam nevojë të bëj mbrojtjen dhe si do të bëj provën pa pasur prova?

S’kam parë kurrë një gjë të tillë që të shkruhet akt-akuza dhe të mos ketë një referencë në aktin e dosjes...Po ta çoja unë në gjykatë këtë gjë, gjykata nuk ka merrte fare parasysh. Kur shkruajm kërkesë në gjykatë themi në bazë të provës kaq dhe prova duhet të jetë në origjinal.”.

 

Siç duket edhe nga shpjegimi i Argita Malltezit 500 faqet janë propaganda dhe jo provat e akt-akuzës.

“Këta nuk kanë vënë asnjë gjë tillë! Pse? Sepse këta e prezumojnë që gjykata do t’u kërkojë ‘flash-in’ të ndryshojë kokën dhe të nxjerrë vendimin.

Këta prezumojnë!!! Unë shpresoj shumë që atje të ketë gjyqtarë që të paktën të kenë kaq respekt për veten sa t’ua kthejnë dhe t’u thonë, numërtoni paragrafet dhe referohuni provave. Atyre provave që keni ju. As këtë nuk e kanë bërë. Privatizimi filloi nga qeveria e Sali Berishës në faqen 3 të akt-akuzës është dokumenti 5 që vijon të thuhet që privatizimi i Klubit Partizani duket se ka gjetur diskutim dhe mbështetje që në mesin e vitit 2005-së, ku evidentohet korespondencë në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Mbrojtjes…etj etj dhe vazhdon paragrafi tjetër, “Në vitin 2005-së, pasi shtetasi Sali Berisha zgjidhet kryeministër, pra, nga këto të dyja kuptohet që kjo histori paska filluar kur Sali Berisha është zgjedhur kryeministër. Ndërkohë që në dojse ekzitojnë dokumenta që e ka nisur Klosi dhe Angjeli… Një gjuhë klasore në akt-padi, thonë.

Rezulton, thonë, se kanë patur akses në fotokopje të dokumentave zyrtare. Pse të mos kemi akses në dokumenta zyrtare? Këto nuk janë dokumenta të klasifukuara! Ka patur palë të interesuara, kanë shkuar kanë marrë askes. Si mund të vihet në akt-akuzë një gjë e tillë si një rrethanë rënduese, që unë paska akses në dokumentat që i takojnë pronës time?!

Nuk është kërkuar privatizimi. Mbas 2005 thonë që familjet kërkuan privatizimin. Nëse i kthehemi dokumentave zyrtare (1 dhe 4) familjet pronare që në vitin 1995 kanë kërkuar, dhë këtu nuk është familja Begeja, familja Saliaga, kanë kërkuar privatizimin e Klubit Partizani, në ’95 – ’99 – 2000 – 2001 – dhe përsëri në dosje gjen fallsifikime të tilla. Akt-akuza flet për favorizim me anë të ndryshimit të ligjit dhe VKM-ve. Të gjitha këto janë ligje sektoriale. Ligji i pronave, ligji për sported, VKM-ja për Bonot e Privatizimit. Ligje që janë hartuar në të gjitha qeveritë në të njëjtën frymë. Gjatë qeversisjes së Nanos psh doli ligji që hoqi kufirin e kthimit të pronave, dhë në atë moment pronarët filluan të mblidhen për të kërkuar këto procese. Dhe prokuroria thotë ndodhi pas 2005-ës. Familjet kanë mbajtur edhe procesverbal mbledhjet në atë kohë kur bënin takimet. Citojnë ligjin për pronat dhe thonë paragrafi 7/1 i ligjit për pronën e ndalon pronën dhe nuk citojnë paragrafin 2 që thotë, këto prona të paragrafit të parë që janë listuar si prona që nuk kthehen, në rast se propozohen të tjetërsohen, i kalojnë pronarit. Pse nuk e kanë cituar pragrafin e dytë? Sepse e lidhin me ligjin për sportët. Se ligji për sportet thotë që, ishte se objektet sportive mund t’i kalojnë të tretëve me privatizim n.q.s ka ish-pronar ose me koncension, në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike u bë një herë që mund të kalojnë vetëm me koncension, dhe pastaj u rikthye siç ishte. Pse u bë ky ndryshim? Në mendimin tim ka qenë me lobim të njerëzve që donin të interferonin me të drejtën e pronarëve. Por problem ishte se ajo ishte një dispozitë e pazbatueshme sepse binte ndesh me nenin 7 të  paragrafit 2 që thoshte kur prona tjetërsohet i kalon pronarit.

Bonot e Privatizimit, VKM-ja për Bonot ka dalë kur familja Begeja kishte paguar pjesën më të madhe, 4% i kishte mbetur pa paguar.

Dhe Jamarbër Malltezi i binte të paguante 62 euro, ky do ishte përfimi”.

Sipas argumentave të dokumentuar që citon Argita Malltezi, dosja nuk është përgatitur nga një dorë e vetme profesionistësh drejtësie, por ka ardhur pjesë pjesë nga selia e Rilindjes dhe ka kontradikta të mëdha dhe përplase mes vetë dokumentave të paraqitura nga Kraja e Millonai në akt-akuzë.

 Sa i përket çështjes së VKM-së, Malltezi shpjegio se është procerdurë dhe Bonot e Privatizimit dalin gjithmonë me afat.

Gazetari Sulo e pyeti për pretendimin e prokurorisë në lidhje me atë që thuhet se qeveria Berisha ka detyruar institucione që të kthejnë pronën pronarëve. Si dhe e ka pyetur në lidhje me gjeneral Qirjazin.

“Cila është prova që kanë sjellë për favorizimin e ligjeve? Kanë cituar diskutimet e Arjam Madhit si përfaqësues i PR me përfaqësues të PD që i falenderon që kanë marrë parasysh programin e Partisë Republikane. Diskutimi është bërë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Domethënë kjo është prova që kanë sjellë për punën e ligjeve. Asnjëherë nuk ka patur në kohën e qeverisë Berisha VKM të personalizuar. Ca më pak për Malltezin. Tani krahasojeni këtë në një moment me standadin e Ramës, VKM të personalizuar për 37-mijë metra që ua merr pronarëve dhe ia jep klubit të të vëllait. 4 VKM për Carlo Bollinon për 4-5-mijë metra tokë nga të cilat 1500 metra tokë e Begejsve në të njëjtin vend. Ata nuk e kanë thënë që nuk e firmosi Moisiu, ndërkohë që ekziston në dosje dekreti i presidentit që thekson se Klubi Partizani ka qenë jashtë planit të përhapjes, ndërkohë që OPGJ-ja e dosjes ka futur dhe ka lënë me shkrim analizën e akteve në maj të viti 2023 kur thotë, rezulton se që në 2004 ka qënë jashtë planit të përhapjes, dekreti i presidentit ka forcën e ligjit, se rregullohet me dekret të presidentit, këta duan të ndryshojnë dekretin përsëri me dëshmitarë. Dhe çfarë bëjën? Marrin dëshmitarë në lidhje me një akt, i cili ka 3 komponentë, thotë lista e akteve në planin e përhapjes, dhe nuk mund ta shohim atë sepse ajo është secret, dmth ata nuk sjellin provë praktikisht. Lista e pronave në përdorim për banim etje etj dhe një listë tjetër përsëri. Dhe qartazi ti nuk mund ta shohësh planin e përhapjes, dhe ajo që sheh ti janë këto dylistat e tjera që janë publike dhe Klubi Partizani është këtu.  ‘Orkestra Frymore’ po.

Që është afër ‘Klubit Partizani’ dhe që është pronë e njërës prej këtyre familjeve, ajo po ka qënë në planin e përhapjes. Lexova në akt-padi një risi ku thuhet se orkestra dhe klubi ishin në planin e përhapjes dhe e ka nxjerrë qeveria Berisha nga plani i përhapjes, një gënjeshtër monstruoze. Orkestra ka qënë në planin e pëhapjes deri vonë nuk është fare pjesë e këtij zhvillimi që ka ndodhur, familja pronare mund ta kenë ndjekur rrugën e tyre nuk e di se çfarë kanë bërë, por nuk ndodh është një gjë që nuk ka asnjë bazë, falsifikim dokumentash zyrtarë me deklarata të tilla. Ky është dokument zyrtar dhe çfarë do që gënjejnë ky quhet falsifikim i dokumentave zyrtarë dhe këtë e kanë në dosje që orkestra është në planin e përhapjes dhe këtu thonë që nuk është në planin e përhapjes, ka dalë nga plani i përhapjes. E ka nxjerrë Moisiu kur ka qënë Berisha në opozitë në vitin 2004.

Përsa i përket Qirjazit. Ai ka pretenduar që i ka bërë Oketa presion, ministri Oketa është pyetur dhe ka thënë s’ka ndodhur kurrë një gjë e tillë. Për ta sqarua mirë këtë pjesë, Vladimir Qirjazi nuk ka pasur asnjë tagër në lidhje me privatizimin. Nuk mund të pengonte privatizimin, privatizimi ishte kryer ndërkohë që dosja arriti te Qirjazi. Pronarët kishin paguar paratë për privatizimin.   Qirjazi e vetmja gjë që duhet të bënte ishte që, që nga viti 2003 kur ka kaluar në ministrinë e mbrojtjes duhet ta merrte në administrim pronën.

Por prona shfrytëzohej nga të tre, shfrytëzues informal pa tagra ligjore dhe ai lejonte paligjshmërinë. Pse e lejonë paligjshmërinë me minuse dhe dëme për buxhetin e shtetit? Dhe këtu refuzonte merrte pronën në dorëzim, për t’u bërë dorëzimi për një gjë që ishte paguar, këta nuk i merrnin më mbrapsht, ishte pronë e tyre në bazë të të gjithë procëdurave. Ai nuk pengonte privatizimin. Ai pengonte dorëzimin e një pronë që kishte kaluar tashmë në bazë të një kontrate. Kontrata ishte e kryer, e firmosur…

Nuk është shkarkuar, ka kaluar në pozicon parallel. Dhe mbas një sërë aktesh konstatimi të shkeljeve nga ministria e Mbrojtjes nuk mund të mos zbatosh një vendim.”

 

Në këtë mënyrë Malltezi çmontoi edhe fabulën e ngritur të “gjenralit” gjë që sipas shkresave del se gjeneral Qirjazi jo vetëm që ka penguar ekzekutimin e një vendimi për pronat e pronarëve, por ka bërë biznes me to me të tretët dhe SPAK, edhe pse e ka parë dhe evidentuar këtë fakt, përsëri i referohet “gjeneralit”. Më tej Malltezi shpjegoi edhe akuzën se Jamarbër Malltezi ka korruptuar Berishën, një akuzë qesharake dhe delikuente, pasi në të listojnë shërbime shëndetësore që vajza kryen për prindërit e saj dhe bamirësitë që bën në një fondacion për fëmijët e sëmurë.

“Këta e quajnë përfitim të paligjshëm nëpërmjet korrupsionit pagesën që unë kam paguar avokatin në Francë për padinë ndaj Anthony Blinken. Po unë jam palë në atë padi. Ajo padi është në emër të katër personave dhe unë jam ¼. Data më e hershme nga këto që citojnë, data më e hershme është 2014. Kanë përmendur trajtime shëndetësore. Kemi paguar shpenzime financiare kur mamaja ime është trajtuar për shëndetin dhe nuk kam shkuar në bankë të marr paratë. Përfitim tjetër që ka të bëjë me fondacionin… nga fitimi vjetor i bizneseve, pasi paguhen të gjitha taksat, ne paguajmë 2.5 përqind vazhdimisht zekatin pjesën që na takon sipas besimit tonë, dhe këtë e kemi paguar një pjesë për fondacionin dhe ka kaluar me bankë edhe kjo.

Kur e bën njëra dorë nuk e tregon tjetra, po a ka llogjikë të sëmurë, kur ne heqim nga paratë tona, i japim në një fondacion, ku ime më nuk merr asnjë rrogë, nuk ka marrë kurrë asnjë shpërblim për punën që kryern aty. Fondacioni nuk është privat i Liri Berishës, ajo është sot drejtuese në Fondacion, por fondacioni do vijojë, nesër do mbetet, do ketë drejtues të tjerë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kompania “Homeplan” për fonacionin.”,- u shpreh Argita Malltezi.

Gazetari Enton Abilejak e pyeti Malltezin rreth akuzave se Fondacioni zhvillonte ankande dhe biznesmenët shkonin aty për t’u parë me sy të mirë nga kryeministri.

“Asnjë favorizim nuk mund të provojë askush për askënd pse ka marrë apo nuk ka marrë pjesë nëpër ankande. Ankandet ishin një praktikë e stabilizuar para se ta merrte mamaja ime drejtimin e fondacionit nga personi që e kishte themeluar, Domenick Scaglione.”

Abilekaj: Nuk ka patur asnjë shpërblim, asnjë pagë?

“Asnjëherë asnjë pagë, asnjë shpërblim. Vetëm kur ka shkuar jashtë shtetit për punë të fondacionit i janë paguar biletat.”

Për akuzën e ftesës së Riccardo Cocciante në Shqipëri për fushatën elektorale, Malltezi theksoi se ky këngetar ka ardhur me ftesë të ministrit të Kulturës, ka marrë edhe një dekoratë nga presidenti dhe këtë këta e quajnë përfitim të familjes së Berishës dhe pse Homeplan sikurse ndodh në të gjitha aktivitetet kulturore, shkojnë bizneset dhe sponsorizojnë në një formë ose një tjetër,  Homeplan ka sponsorizuar në mënyrë të rregullt me kontratë, me bankë të gjitha një pjesë të shpenzimeve të ardhjes së këngëtarit.

Sa i përket akuzës për ndërimin e destinacionit të pronës, Malltezi paraqiti dokumente të cilat tregojnë qartë se destinacioni që pretendohet se e ka ndryshuar Sali Berisha e ka ndryshuar Edi Rama.

“Tek destinacioni. Thanë e ka ndryshuar Sali Berisha. Destinacioni doli që, e keni në dosje, e kishte ndryshuar Edi Rama në maj të 2006-ës, përpara se familjet pronare të lidhnin kontratë sipërmarrje për zhvillimin e pronës. Pra, këta absolutisht nuk kishin bërë kërkesë, as nuk kanë pasur dijeni. Pse e ndryshoi Edi Rama destinacionin??? A nuk kishte detyrë SPAK ta thërriste dhe t’i thoshte, pse e ndryshove destinacionin?”

 

Sulo, “ata kanë thënë që këshilli bashkiak nuk ishte i PS”.

“Atë kanë thënë, por Edi Rama kishte çelësin që vinte në lëvizje… dhe po të mos ta vinte Edi Rama në derë atë çelës…ishte Këshilli Teknik… nëse Këshilli Teknik nuk e kalonte në KRRT, s’kishte çfare vendoste KRRT-ja. Nuk kishte KRRT-ja të drejtë ta kërkonte. U bë një akt-nomativ në atë kohë, në vitin 2006, që i dha të drejtë Prefektit për të thirrur KRRT-t se nuk i mblidhnin, nuk i thërrisnin. Dhe Gjykata Kushtetuese në nëntor e rrëzoi…pra Këshilli Teknik i Edi Ramës e ndryshoi, me firmë të tij.

Ajo që është frapante këtu është që; Faqja 6-7 e aktakuzës, kinse ngatërrohen termat KRRT dhe KRTRRSH, sot janë ndryshe por KRRT ka qënë e bashkisë dhe KRTRRSH e qeverisë dhe thuhet Sali Berisha kryetar i KRRT-së ndryshoi denstinacionin dhe ky nuk është lapsus pasi është e përsëritur. Është akt-akuza e SPAK që shkrun ky vendim është firmosur nga kryetari i KRRT-së Sali Berisha ndërkohë që kryetar i KRRT-së ishte Edi Rama dhe u publikua dokumenti me firmë të Edi Ramës.”- shpjegoi Malltezi akt-akuzën e SPAK-ut.

Më tej juristja Malltezi zbuloi se Edi Rama jo vetëm që ndryshoi destinacionin e Klubit Partizani, por në 2008-ën Rama miratoi me anë të planit që njihet si “Urbaplan”, me vendim të KRRT miratoi planin dhe, nga ajo zonë që kishte qenë e vogël në 2006-ën, e bëri të gjithë zonën, zonë ndërtimi, dmth ajo nuk është më zonë sportive me vendim të tij.

“Më vendin të KRRT miratoi planin dhe e ndryshoi e bëri të gjithë zonë ndërtimi. Dhe kjo u miratua me vendim të Këshillit Bashkiak në 2012, u inkorporua në planin rregullues të Tiranës dhe kaloi në KRRTRSH në 2013-ën. Pra, nga 2008 në 2013-ën. Ndërkohë që GJK kishte thënë që qeveria (KRRTRSH) nuk mund të anulonte planet e bashkisë, pra, planet rregulluese të bashkise edhe sikur këto të fundit të ishin në shkelje të ligjit, pasi kjo ishte proregative e gjyqsorit. Dhe prap ajo që dua të pyes është: Pse nuk e kanë thirrur Edi Ramën? Ta pyesin Edi Ramën pse e bërë? Nuk thanë a është i ligjshëm apo i paligjshëm ky ndryshim destinacionit, sepse familjet sigurisht do të kërkonin zhvillimin e pronës. Po pse e ndryshoi destinacionin? Kishte ndonjë lloj interesi me Klubin Partizani, me të vëllain…ta pyesin.”, - tha ajo.

 

Pra siç shihe manipulimi i akt-akuzës është jo vetëm i trashë, por edhe i dhunshëm, akuzojnë Sali Berishën për një dokument që e ka firmosur Edi Rama. Kjo tregon mungesë e frikës që ka aktualisht Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët shkruanë çfarë u dikton Rama.

Më tej Argita Malltezi shpjegoi edhe akt-akuzën për bashkëshortin e saj, Jamarbërin. Akuza në një faqe thotë që Malltezi nuk ka hyrë me investim dhe në një tjetër thonë se Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë investuar asgjë.

“Përveç këtyre mospërputhjeve që janë dhe janë të qëllimshme, kjo është totalisht e pavërtetë. E para, të gjithë ortakët kanë investuar në të njëjtat forma. Nuk ka një ortak që të ketë investuar krejtësisht ndryshë nga të tjerët. Raportet mund të kenë qenë të ndryshme, edhe kuotat kanë qenë të ndryshme… si kanë investuar: Asnjë nuk ka dhënë para për shoqërinë që t’i dhurojë. Të gjithë kanë dhënë vetëm hua për shoqërinë. Fatmir Bektashi ka dhënë fillimisht një hua më të madhe, Jamarbër Malltezi ka trasferuar me bankë paratë. Jamarbër Malltezi ka blerë gati 2100-200 metra katror tokë. Të gjitha me kontratat përkatëse. Vlera e tokës me çmim reference mund të shkojë gati 600-mijë euro, ai këto mund t’i kishte vënë në shoqëri për zhvillimin e aktivitetit. A nuk është kontribut monetar, që është i provuar, e di SPAK-u, se mos kujtoni që nuk e di se ia kemi disa herë këto kontrata. Këto kontratë shkuan nga avokatët edhe në Parlament, por i refuzuan. Përsa i përket huasë, shoqria ka marrë huam 1.3 milionë euro në bankë, 35% e kësaj është e Jamarbër Malltezit. Është shlyer nga fitimi i shoqërisë. Të gjitha janë të dokumentuara në dosjen e prokurorisë dhe këta fallsifikojnë aktin zyrtar në këtë fomë. Dhe për eksperitzën, kemi bërë atë që në dhjetor të 2023 dhe nuk i ka pranuar gjykata.”

 

Shpifjes së përhapur në mediat e pushtetit se Jamarbër Malltezi u fut me 100 e ca metra katror tokë në investim dhe doli me 5 milionë euro, Argita Malltëzi theksoi se kjo është një mashtrim i dirigjuar dhe për këtë ekziston edhe ekspertiza të cilën gjykata nuk e pranon sepse bie poshtë gënjeshtra.

“Të që ata quajnë vepër penale, është fitimi i dividentit të ligjshëm, të përcaktuar katërcipërisht, me auditimin e thelluar që i është bërë shoqërisë Homeplan dhe në mënyrë të veçamtë Jamarbër Malltezit. Ato kanë përcaktuar, sa ka qenë investimi, sa ka qenë fitimi, cili ka qenë kontributi në forma të ndryshme të Jamarbër Malltezit… Të gjitha këto janë të dokumentuar. E paska bërë këtë vepër penale Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi? Pse i refuzon SPAK ekspertizat? Pse nuk na japin ekspertizat e tyre të shoh si e ke nxjerrë, ku e nxjrr se ky nuk paska investuar kurrë…se ai kur ta bëjë ekspertizën do thotë sa tokë është blerë, nga ka dalë tokë…?”, - shpjegoi ajo.

Akuza për kthimin e pronës për dhëndrin e tij:

“Procesi i kthimit të pronës ka nisur… unë jam fejuar me Abin në ’94, ky ka nisur në -93. Vendimin e parë e kanë marrë në ’95-’96 duke ndjekur të gjitha, përcaktimin e kufitarëve me gjyq, dokumentat i kanë të gjitha… Fallsifikojnë dhe thonë që, tregojnë historikun e pronave dhe thonë kanë dalë këto prona në zonat bujqësore dhe nuk ka dalë kjo në…ndërkohë që këta e kanë në dosje që e kanë patur pronë në ’42-ish, ’43 – ’46 del kjo nga dokumentet e Begjesve dhe ato të kufitarëve. Pra ka filluar në ’93 procesi i kthimit të pronës dhe ka përfunduar në 2007, pra nuk ësthë kohë ë shkurtër, ka kaluar të gjitha qeveritë, socialiste, demokrate. Çfarë ka marrë familja Begeja nga kthimi i pronave? Më pak se 8% që kanë në Tiranë. Dhe të gjitha ato që janë në zona rurale nuk kanë marrë asnjë. Dhe një pjesë e tyre është kërkuar edhe kur qeveriste Berisha dhe prap nuk i kanë marrë. E vemtja që është përfunduar si procës në kohën e PD është kjo, tjerat, t ëish-ekspozita, ish-ambasada hungareze etj janë marrë në kohën që ka qeveris PS. Këta kanë edhe terminologji klasore, thonë në dosje se pas vitit 2005 kur Berisha erdhi në pushtet, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë transferuar aktivitetin në Shqipëri… Po pse ku duhet të shkoja unë? Në republikën demokratike të Kongos? Si mund të fute kjo në dosje, në akt-akuzë, pse je kthyer në shtëpi???”

 

Në mbyllje të rrëfimit të saj më dokumenta dhe faktë, ku nxori në pah se i gjithë procesi dhe akt-akuza e ngritur ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi janë qartësisht politike dhe kjo nuk është një betëjë në gjykatë. Kjo është një betejë tërësisht politike, Sali Berisha është aty se ky është një vit elektoral. Sali Berisha është aty se është lideri i opozitës. Kjo nuk është një betëjë në gjykatë, as nuk diskutohet se dikur do ta marri rrugën e vet, ka kostot e veta, kjo është një betejë që Sali Berisha e fiton në politikë, në gjykatë e ndjek unë. Ajo theksoi më tej se terminologjia e përdorur nga Altin Dumani se "afërmendsh" gjykata vendos çfarë duam ne është edhe fakti kryesor që dëshmon një sistem drejtësie të komanduar e të kapur, tha Argita Malltezi në rrëfimin e saj në Çim Peka Live.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco