Dobrolishti: Yuri Kim u përpoq të instalojë diktaturën në Shqipëri

20:32, 13/09/2024
A+ Aa A-

Vladimir Dobrolishti mbajti fjalimin e tij në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat, Sali Berisha.

Dobrolishti, u shpreh se Yuri Kim u përpoq të instalojë diktaturën në Shqipëri dhe e la vendin në dorën e një njeriu, që ka instaluar shtetin e hajdutërisë.

Kanë kontribuar goxha për të të mbajtur atje lart, se këtu poshtë je i rrezikshëm zotëri.

Duhet theksuar se Edi Rama nuk ka këllçe të të mbajë atje lart, por të mban Yuri Kim.

Ishte Yuri Kim që i vuri të gjitha pushtetet në dorën e Edi Ramës, ishte Kim, që së fundmi para se të largohej e shpërbleu atë me medaljen e mirënjohjes së popullit shqiptar, dhe rezervoi të drejtën t’i tregojë një juristi këtu... se Rama ka folur në emrin tim, pa më pyetur mua, asaj që unë e konsideroj si armike të shqiptarëve.

Ajo në heshtje, herë-herë dhe haptas, ka bërë atë që se ka bërë njeri për shqiptarët.

Ajo së bashku me krye-agjentin amerikan,  u përpoqën të instalojnë diktaturën në Shqipëri dhe i janë afruar shumë. E lanë vendin tonë në dorën e një egërsire.

Dhe ky nuk ka turp por vazhdon të rrahë gjoksin për arritjet 'në thonjëza' të këtij vendi, që nuk duken gjëkundi.

Arritja e tij e vetme eshte se ky, ka instaluar shtetin e hajdutërisë me bankën e krimit qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco