Berisha: Edi Rama, lexoji pak studimet e Lindës për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri se do kapësh kokën me duar

20:31, 13/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka kujtuar Edi Ramës raportet e bëra nga shoqata që drejtohen nga Linda Rama në lidhje me gjendjen skandaloze të fëmijëve në Shqipëri, ku 47% e tyre nuk ushqehen më shumë se një vakt në ditë.

‘Edi Rama, lexoji pak studimet e Lindës për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri se do kapësh kokën me duar’, theksoi Berisha në tubimin qytetar në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: A e din ti Edi Rama se 18 përqind e vogëlushëve janë me dy vakte ose një vakt në ditë?

Po pse? Se vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Lubia vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Korba e Kovidit vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Se Linda e Arsimit ndërtoi vilën vetëm duke vjedhur.

Ju u vidhni edhe fëmijëve kafshatën, ju jeni raca më çnjerëzore.

A me din ti Edi Rama që kalon nga shkolla në shkollë për të përmirësuar imazhin tënd, se 47 përqind e fëmijëve nuk kanë ushqimin që u nevojitet?

A e din apo jo se në këto vite, një përpjekje e madhe që u bë për cilësinë e arsimit, u përmbys si në asnjë vend tjetër të planetit?

Po ty këto, as që të shqetësojnë fare se ti ke vetëm një hall, pasurimin tënd i pangopur duke vjedhur fëmijët e atyre prindërve.

A e din ti që në 8 vitet e Rilindjes, nuk po them se janë tetë vitet e vdekjes, po janë tetë vitet e agonisë së arsimit shqiptar, sepse shkolla e atyre vogëlushëve ku shkon ti, zbriti në mënyrë të tmerrshme me 62 pikë në matematikë, e cila është shtyllë kryesore e arsimit në botë?

Po mendimi krijues i nxënësve? Zbriti në fundin e botës.

Po ti nuk ke ndjenja. Po ti duhet të kishe turpin më të madh të paraqitesh në derën e një shkolle.

Edi Rama, lexoji pak studimet e Linda Ramës për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri me projektet e PNUD. Lexoji se i ke në familje.

Po t’i lexosh ato, do kapësh kokën me dorë. Po ty nuk të bëjnë përshtypje. Sepse ai që vjedh, ai justifikon gjithçka.

Atij të tjerët nuk i bëjnë më përshtypje, i duken normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco