Paralajmërimi i rrezikshëm i Vuçiç/ Zhulali: Presidenti serb po ecën në hapat e Putin

20:11, 13/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi sot masat që Beogradi do të ndërmarrë për të adresuar situatën në veri të Kosovës, duke i përmbledhur në pesë pika kryesore.

Në fillim, Vuçiç kërkoi rikthimin në "status quo ante", pra kthimin në gjendjen e mëparshme, dhe theksoi se do të zhvillojë takime diplomatike me 60 liderë botërorë për të ngritur shqetësimet e tij, duke përfshirë Vladimir Putinin dhe Xi Jinping.

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, e ftuar në 'Edicionin e Mbremjes' në Syri Tv, komentoi këtë deklaratë, me të cilën pohoi se Vuçiç po ecën në hapat e Putin, ndonëse nuk është një është një fuqi bërthamore dhe nuk ka mundësi të ndërhyjë 'de facto' brenda territorit të Kosovës.

Ne kemi kohë që kemi paralajmëruar që presidenti Vuçiç po përgatitet për ndryshimin e rrthanave të sigurisë në rajon.

Ai po bën çdo gjë që të riktheje në jetë të ashtuquajturën ‘botë serbe’.

Nje tezë e hershme e Serbisë e cila u përpoq të zbatohej nga Millosheviç, por nuk ndodhi dhe tani Vuçiç mendon se i janë rikthyer kushtet ndërkombëtare për ta realizuar këtë.

Mendoj që ai bëri atë që bëri Putin... pasi avancoi në Ukrainë, por Serbia sot nuk është një fuqi bërthamore dhe nuk ka mundësi të ndërhyjë 'de facto' brenda territorit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco