'Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe rikthimi i serbëve në..'/ Plan masash për Kosovën, Vuçiç njofton takime me Putin dhe Xi Jinping

'Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe rikthimi i serbëve në..'/ Plan masash për Kosovën, Vuçiç njofton takime me Putin dhe Xi Jinping

19:11, 13/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi sot masat që Beogradi do të ndërmarrë për të adresuar situatën në veri të Kosovës, duke i përmbledhur në pesë pika kryesore.

Në fillim, Vuçiç kërkoi rikthimin në "status quo ante", pra kthimin në gjendjen e mëparshme, dhe theksoi se do të zhvillojë takime diplomatike me 60 liderë botërorë për të ngritur shqetësimet e tij, duke përfshirë Vladimir Putinin dhe Xi Jinping.

Kërkesat e Beogradit:

- Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në veri të Kosovës, nën monitorimin e OSBE-së dhe Misionit të BE-së;
- Zbatimi i nenit 9 të Marrëveshjes së Brukselit, duke mundësuar kthimin kolektiv të serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri;
- Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në pozicionet e tyre në sistemin gjyqësor;
- Tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga bazat dhe pikat e kontrollit në veri, si dhe nga institucionet që ofrojnë shërbime publike dhe administrative që funksiononin për qytetarët nga viti 1999 deri në mbylljen e tyre në vitin 2024;
- Formimi i menjëhershëm i Asociacionit të Komunave Serbe, pa vonesa apo manovra politike, duke theksuar se për 12 vjet ky proces ishte përdorur për të blerë kohë me qëllimin që të mos realizohej kurrë, duke shkelur kështu të drejtat e serbëve.

Gjithashtu, Vuçiç kërkoi:

- Zbatimin e garancive të BE-së dhe SHBA-së të dhëna më 28 dhjetor 2022 dhe lirimin e të gjithë të arrestuar.

.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco