Thumanë-Kashar/ Doçi: Balluku gënjeu në interpelancë, rrampa e premtuar nuk zgjidh as 30% të problemit

18:52, 13/09/2024
A+ Aa A-

Aktivisti dhe një nga organizatorët e protestës së banorëve të Thumanës, Mariglen Doçi në një lidhje për 'Syri Digjital' SYRI TV është shprehur se premtimi i ministres për të zgjidhur prolemin e rrugës mund të jetë një nga mënyrat për të shuar protestën.

Në bidesën me moderatorin Bledi Marku, Doçi ka theksuar se ministrja e infrastrukturës ditën e djeshme, doli dhe gënjeu në interpelancë, dhe tha se aty ka një rrugë dytësore, të cilën qytetarët e Thumanës mund ta përdorin.

Gjithashtu Doçi u shpreh rrampa e premtuar nga ministrja nuk zgjidh as 30% të problemit, por zgjidh vetëm problemin e udhëtarëve që duan të dalin nga autostrada për të mos bërë pagesën tek koncesionari për të dalë në rrugën nacionale

'Kanë kaluar 2 ditë që nga takimi i fundit i një përfaqësie të protestës së Tiranës, ku është marrë një premtim që brenda 15 ditëve do të kemi një ndërhyrje për të bërë të mundur aksesimin e banorëve të të gjithë zonës së Krujës por edhe udhëtarëve që kalojnë nëpërmjet nacionales që kalon përmes Fushkrujës deri në Thumanë, ku është bllokuar, përderisa nuk kemi veprime të ndërmarra konkretisht duke dërguar aty mjete pune për ndërtimin e rrampës apo për çarjen e atyre hekurave të cilët bëjnë të mundur lejimin e vazhdimit të nacionales Fushkruje- Thumanë-Milot. Unë mendoj se kjo mund të jetë edhe një nga mënyrat për të shuar protestën.

Ndërkohë që kemi edhe interpelancën e zonjës Balluku, pra ministres së infrastrukturës ditën e djeshme, ku doli dhe gënjeu në interpelancë, aty ka një rrugë dytësore tha, të cilën qytetarët e Thumanës mund ta përdorin, pra i referohej vetëm qytetarëve të Thumanës dhe jo gjithë Krujës.

Ministrja gënjeu sepse aty nuk ka asnjë rrugë që mundëson aksesin në koncesionare e para, dhe e dyta, ajo rrugë ta largon mundësinë për të udhëtuar nëpërmjet autostradave me 27 kilometra.

Në vështrimin tim kritik, kjo rrampë nuk zgjidh as 30% të problemit, por zgjidh vetëm problemin e udhëtarëve që duan të dalin nga autostrada për të mos bërë pagesën tek koncesionari për të dalë në rrugën nacionale.

Pra ndihmon udhëtarët por jo qytetarët.'- u shpreh Doçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco