Xhaferri: Opozita do jetë çdo javë para Bashkisë, për të provuar se Erion Veliaj është në krye të oktapodit të vjedhjeve

18:31, 13/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në 'Syri Digjital'në Syri Tv, komentoi maratonën e protestave të organizuara tashmë prej muajsh, para bashkisë Tiranë.

‘’Opozita do jetë aty për të sensibilizuar gjithë qytetarët shqiptarë, që ai është një instalacion i krimit dhe gjithçkaje që shkon mbrapsht në Shqipëri sot, por që mbi të gjitha është një skenë krimi. Pra, me zë, me fakte me figurë, çdo javë jemi aty dhe shtojmë provat e faktet, pasi dhe i kemi nisur në SPAK që Erion Veliaj është në krye të oktapodit të vjedhjeve’’, u shpreh Xhaferri.

Ky është ndryshimi i standartit të kësaj opozite, një opozitë që nuk i lë betejat në mes... megjithëse ato mund të bëhen një maratonë dhe për shumë njerëz mund të krijohet një mendim dhe i lodhshëm se ‘pse vazhdoni’.

Por është një opozitë që do ju shkojë gjërave deri në fund, që çdo javë do jetë përballë institucionit të hajdutërisë.

Do jetë aty për të sensibilizuar gjithë qytetarët shqiptarë, që ai është një instalacion i krimit ... dhe i gjithçkaje që shkon mbrapsht në Shqipëri sot, por që mbi të gjitha është një skenë krimi.

Pra, me zë me fakte me figurë, çdo javë jemi aty dhe shtojmë provat e faktet, pasi dhe i kemi nisur në SPAK që Erion Veliaj është në krye të oktapodit të vjedhjeve.

Se ai thotë ‘unë nuk kam as dijeni’, pra jo vetëm pa dijeninë e tij, por edhe pa organizimin dhe lejen e tij që shtabi i tij elektoral vitin e kaluar të kishte financat e duhura për të vjedhur zgjedhjet, siç dhe i vodhi, patjetër që nuk do ishte bërë asgjë.

Ne e dimë sa detajist është Erion Veliaj, dhe i fiksuar pas çdo detaji.

Është aq detajist sa do të jetë dhe në librat e kalamajve tanë, do që të jetë në letër në ditën e parë të shkollës, do të jetë në çdo qelizë të jetës së shqiptarëve, dhe nuk qenka prezent në jetën e drejtorëve të tij?!

Pra ... ky ështa paradoksi më i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco